‘Edi Ramës i duhet Ardi Veliu si ajri që thith’ / Banda e drogës në Belgjikë e tregoi përse

311
Sigal

Ai tha edhe 500 mijë po të dalin në shesh Ardi Veliun nuk e heq. Dukej çudi që 500 vetë hoqën Sandër Lleshajn, por 500 mijë nuk e lëvizin drejtorin e policisë.

Operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një bande që merrej me trafikun e drogës në Belgjikë na jep përgjigjen e këtij ngulmimi që ka kryeministri për të mbajtur fuqiplotë Ardi Veliun. Sipas Emiliano Nuhut, ish-oficerit të infiltruar, drejtori i tij i policisë ka qenë në dijeni të punëve të kësaj bande që dy vjet e gjysëm më parë. Në dijeni ka qenë dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Këta, jo vetëm që nuk e luajtën gishtin, por oficeri që vuri kokën në rrezik dhe raportoi u përzu dhe është i detyruar të jetojë në ekzil.

Gjatë këtyre dy vjet e gjysëm grupet kriminale kanë bërë emërimet e drejtuesëve të policisë, kurse paratë i kanë përdorur dhe do i përdorin për mbajtur në pushtet klikën kriminale të Edi Ramës. Të gjitha mjetet, jo vetëm financiare të krimit, Rilindja do i përdorë më 25 prill, në mënyrë që regjimi të qëndrojë në pushtet.

Lexo edhe : Largimi i rinisë / Tragjedi kombëtare që duhet ndalur sa më parë

Ardi Veliu në këtë panoramë është Thembra e Akilit. Ai nuk ka si të largohet, sepse është kusia që mban brenda gjithë këtë çorbë. Nëse ai shkon dhe çelet kapaku i kusisë ajo që do të dalë jashtë ka për të përvëluar vetë shefin e qeverisë, sepse Taulant Balla në këtë rast do t’i ngjante një cironke.

Prandaj, kur ai thoshte që edhe 500 mijë po të dalin në shesh Ardi Veliun nuk e heq, ne duhet ta kuptojmë që ka thënë se edhe 500 mijë po të dalin në shesh veten time nuk e heq.

Të dy këta njerëz tashmë janë të lidhur në një simbiozë, e cila i bën fatet e tyre të pashqitshme. Prandaj, është e pakuptimtë të kërkosh dorëheqjen e Ardi Veliut, veçanërisht për dhunën në protesta. Kjo histori trafiku, këta banditë, na tregojnë se është qelbur koka, prandaj ajo duhet prerë.

Lexo edhe : Mutacioni i covid / Kaos në kufirin Francë-Britani

Kështu, qëndrimi në pushtet për Edi Ramën është me ‘jetë a vdekje’. Ai larg karrikes së kryeministrit është krejt i pambrojtur, pa imunitet dhe puhiza më e lehtë e ftoh në të dy anët. Ai ka nevojë për pushtetin, po aq sa një i sëmurë rëndë me COVID për bombulën e oksigjenit. Është një njeri që ka një jetë që vuan nga astma dhe e di fort mirë ç’do të të thotë mos të ngopesh me frymë.