Vala më e nxehtë e katër viteve të fundit, temperaturat shkojnë deri në 43 °C

204
Sigal

Java e re do të sjellë valën më të nxehtë të katër viteve te fundit në Shqipëri, ku termometri do të ngjitet në 35°C edhe në zonat më të freskëta të Shqipërisë.

Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të fundit të korrikut si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta që vijnë nga shkretëtirat e Çadit dhe Nigerisë drejt Italisë dhe Ballkanit, duke shënuar temperatura mbi 40°C.

Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të shënojë mbi 38°C.