Nuk respektuan orarin e muzikës, policia gjobit rëndë dy lokale në Sarandë

56
Sigal

Uniformat blu nuk kanë kursyer lokalet në Sarandë që mbajnë muzikën ndezur përtej orarit të lejuar. Ata kanë proceduar penalisht si dhe i ka vendosur gjobë dy lokaleve.

Policia njofton se gjatë patrullimit të tyre, kane evidentuar se dy lokale, me administratorë shtetasit S. D., dhe A. T., mbanin ndezur muzikën përtej orarit të lejuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për këtë arsye, ata i kanë vendosur nga 10 milionë lekë të vjetra gjobë secilës.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte.

Procedohet penalisht 1 administrator subjekti dhe 4 shtetas të tjerë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator shtetasit S. D., dhe A. T., për të cilët janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;

M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të percaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.