VIDEO/ “Ngrihet, s’ngrihet”, tregtari për Ramën: E tha për rrushin e vetë, jo të popullit

575
Sigal
“Nuk mundet dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”.
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në seancën e Kuvendit solli mjaft reagime politike por edhe në rrjetet sociale. LSI kërkoi përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit, por që u rrëzua nga Byroja.
Mazhoranca tha se deklarata e Ramës ishte thjeshtë një “metaforë pa qëllim ofendues”. Por këtë të martë, një nga tregtarët e vegjël akuzoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.
“Tani do ngre qepenin, solidarizohem me Shoqatën e Biznesit të Vogël. Një orë fiks, unë tani ngre qepenin. Ky është biznesi jonë, kjo është kasa jonë, kasa e Sali Berishës edhe e Edi Ramës kjo. Ky është biznesi jonë. Falimentuam o shoqëria jonë, o popull. Se e tha ai atje, do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte njëherë edhe atë çizmen për popullin aty. Se populli nuk është nga ai që tha ai për popullin. E tha për rrushin e vetë ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Ta dini, thuajini, asnjë lloj vize mos t’i hiqni kësaj. Ky është populli, populli të ngre e të ul. Se ka ikur gjithë rinia more zotëri, s’ka rini”.