Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës pasditen e sotme, teksa një mjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Mësohet se janë dërguar në spital 3 persona, një grua e dy fëmijë. Sakaq, bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sigal

Policia po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit.