Fenonemi i “trenit bullgar”,konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

Ka përfunduar procesi i verifikimit të votave për 94 kutitë e Peqinit dhe Gramshit në Qarkun e Elbasanit, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Hapje e kutive për këto dy bashki u bë vetëm për materialet zgjedhore dhe jo për efekt rezultati, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike për manipulim të procesit zgjedhor përmes fenomenit të “trenit bullgar”.

Sigal

Procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion Partisë Demokratike që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kanë do i paraqesin në seancën e radhës së Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), e cila pritet të mbahet ditën e hënë.

Mësohet se gjatë procesit të verifikimit janë konstatuar problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin vetëm nga një vulë, ndërkohë që duhet të kishin nga dy vula.

Po ashtu, në kuti janë gjetur më shumë fletë votimit se sa ka qenë pjesëmarrja e zgjedhësve në votime me një apo me dy vota më shumë.