Vasili-Ramës: “Mos u përdridh, por përgjigju”. Cilat janë 16,3811 familjet që ke ndihmuar?

364
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me ndihmat e dërguara në mijëra familje.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili i kërkon kryeministrit Rama të tregojë se cilat janë familjet e ndihmuara ose të pranojë se gënjeu publikisht.

Postimi i plotë i Vasilit:

“Kryeministri të tregojë kush janë 163811 familjet që moren ndihma ose të pranojë që gënjeu!! Po ja përsëris pyetjet kryeministrit meqënëse përdridhet dhe nuk përgjigjet:

  1. Cilat janë 163811 familjet që kanë marrë sipas deklarimeve të tij, ushqime dhe ilaçe?
  2. Çfarë ushqimesh kanë marrë?
  3. Çfarë ilaçesh kanë marrë?

Nëse nuk përgjigjet do të thote se gënjeu në mënyrë të ulët”, shkruan Vasili.