Operohet mekaniku i Ferrarit, Cigarini, ka gjobë dhe hetim për kokëkuqen

562
Në garën e Bahreinit, e dyta për sezonin 2018, u aksidentua një mekanik i Ferrarit, ku piloti Kimi Raikonen nuk e kontrolloi mirë kohën e daljes nga bokset dhe dëmtoi Cigarinin. Kimi kishte ndaluar për pushimin e dytë, por u rinis me gomën e pasme në krahun e majtë, që ende nuk ishte zëvendësuar duke shtypur mekanikun e pafajshëm. Raikonen u tërhoq nga gara, ndërsa mekaniku u dërgua menjëherë në spital, ndërsa dje ai ka postuar foto pas operacionit të dalë me sukses. Ferrari u gjobit me 50 mijë euro për rinisjen e pasigurt, ndërsa është hapur një hetim nga ana e komisarëve teknikë.
Sigal