Finalja e Kupës së Italisë, publikohen formacionet “Juventus-Inter”, “Zonja e Vjetër” kërkon të ruajë trofeun

126
Sigal

Juventusi dhe Interi përballen me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Italisë, me të dyja skuadrat që kërkojnë të sigurojnë të paktën një trofe në këtë sezon.

“Zonja” që është dhe kampione në fuqi kërkon të ruaj trofeun përballë rivalit të saj të përjetshëm dhe gjithashtu do të kërkojë të marri hak pas asaj humbjeje në finalen e Super Kupës.

Nga ana tjetër, zikaltrit kërkojnë të rikthehen te ky trofe pas plot 11 vitesh dhe ta mbylli këtë sezon me të paktën një trofe, nëse nuk ia del të shpallet kampion në Serinë A.

Alegri duket që ka preferuar t’i besojë Perinit në portë dhe gjithashtu ka startuar me Bernardeskin që nga minuta e parë.
Shikohet që Inzagi ka zgjedhur që të lë jashtë një nga yjet e këtij sezoni, Denzel Damfris dhe të startojë me Darmian. Gjithashtu jashtë është edhe Bastoni, për t’u zëvendësuar me Dambrozion.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Perin, Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro, Zakaria, Rabio, Kuadrado, Dibala, Bernardeski, Vlahoviç.

Trajner: Masimiliano Alegri

INTER: Handanoviç, Shkrinjar, De Vraj, Dambrozio, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Lautaro Martinez, Xheko.

Trajner: Simone Inzagi.