Vangjel Tavo i kundëpërgjigjet mediave: Jam fringo i ri sepse për 25 vjet nuk kam lënë shtëpi të qarkut pa vizituar, dorë pa shtrënguar, e hall pa qarë

237
Sigal

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka reaguar pas lajmeve që postuan disa media ku thonin se Vangjel Tavo flet si “politikan fringo i ri” edhe pse ka 20 vite në politikë.

“Po, jam fringo i ri sepse për 25 vjet nuk kam lënë shtëpi të qarkut pa vizituar, dorë pa shtrënguar, e hall pa qarë. Dhe sot kam dyfish energji se kur nisa dhe më shumë energji se sa të gjithë deputetët turistë të marë së bashku, ata që tërheqin këmbët zvarrë për të ardhur në Gjirokastër vetëm çdo 4 vjet.”,- është shprehur Tavo në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Vangjel Tavos: 

Po, jam fringo i ri sepse për 25 vjet nuk kam lënë shtëpi të qarkut pa vizituar, dorë pa shtrënguar, e hall pa qarë. Dhe sot kam dyfish energji se kur nisa dhe më shumë energji se sa të gjithë deputetët turistë të marë së bashku, ata që tërheqin këmbët zvarrë për të ardhur në Gjirokastër vetëm çdo 4 vjet.

PO. Do hapim vende të reja pune. Shumë vende të reja pune.

Jo vetëm që do kthejmë drejtoritë por edhe shumë vende të reja pune për ata me arsim profesional, të mesëm dhe absolutisht për të rinjtë që kanë mbaruar universitetin.

Po – Po – Po – Punësim. Shkruajeni edhe këtë.

Që asnjë familje të mos përjetojë më një papunësi dhe varfëri të tillë ekstreme.