Vasili: Kufizimet e lëvizjeve pa bazë shkencore. Asnjë vend nuk ka kufizime si ne

326
Sigal

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat, u shpreh se Edi Rama po ndjek në rastin e Covid-19, modele të paprecedenta në asnjë vend tjetër.
Vasili thekson se në asnjë vend të botës nuk ka kufizim lëvizjesh, sic ka ndodhur në Shqipëri, por janë bërë më të matura e të menduara.

“Sot nuk ka asnjë bilanc, sa maska janë vënë në dispozicion. Të gjitha mbulohen me “nuk ka rëndësi”, “kemi” etj. Kufizimet e lëvizjeve kanë qenë spontane dhe pa bazë shkencore. Cdo vend bote që ka bërë kufizim lëvizjeje, ka shpjeguar se përse kalohet në një regjim të ri. Në asnjë vend të botës nuk ka kufizim lëvizje si tek ne.

Epidemiologët kanë thënë se virusi mund të ketë qarkulluar në Shqipëri që në janar dhe qeveria shumë vonë ka marrë masa, kjo dihet. La mjekët e familjes jashtë betejës. Shqipëria ka aplikuar modele të padëgjuara. Të vendosësh një numër 127 për gjithë popullatën, është model i marrë. Shqipëria thjesht duhet të marrë nga ata që bëjnë qeveritë në Europë. Edhe në kufi të ishin marrë masa të rrepta. Duket si luftë, ku kryeministri e sheh veten si komandant dhe ministrat si gjeneralë, që në fakt as kapter nuk e meritojnë të jenë”, tha Vasili.

Petrit Vasili nënvizoi se mjekët e familjes janë lënë jashtë betejës, në kohën kur ata duheshin më shumë se cdo herë tjetër.

“I kemi kërkuar qeverisë vazhdimisht që të marrë masa për Covid-19. Mjeku i familjes u kërkua nga ne dhe nuk është futur as sot e kësaj dite. Së dyti, testimet e kërkuara intensivisht, mbështetur nga OBSH. Testimet masive do të mund të nxirrnin shumë të dhëna. Por, kishte një refuzim të egër nga kryeminitri shqiptar.

Ai tha se Zvicra teston vetëm ata që janë mbi 65 vjec ose që kanë simptoma. Pra, edhe nëse i qëndron Rama kësaj, i bie që as kaq nuk është bërë, sepse Shqipëria ka mbi 400 mijë qytetarë mbi 65 vjec. U kundërshtua nga qeveria mbajtja e maskave. OBSH rekomandon mbajtjen e maskave”, u shpreh Vasili.