BE mbështet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në listën e Europa Nostras

341
Sigal

Nga Alice Elizabeth Taylor

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri kanë shprehur mbështetjen e tyre që Teatri Kombëtar i Tiranës të vendoset në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra.

Në një deklaratë të dhënë për Exit News, Komisioni deklaroi:“Komisioni Evropian mbështet iniciativën e Europa Nostras të quajtur “7 sitet më të rrezikuara “, në partneritet me Institutin Evropian të Bankës së Investimeve, si dhe objektivin kryesor të tij, që është ruajtja e trashëgimisë kulturore të Evropës.”

Ata shtuan se:“Komisioni Evropian së bashku me Delegacionin e BE-së në Shqipëri inkurajojnë të gjitha institucionet kombëtare përkatëse të promovojnë bashkëpunimin me palët e investuara në fushën e trashëgimisë”.

Sidoqoftë, ata theksuan se kompetenca për të marrë vendime në lidhje me Teatrin Kombëtar “në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve të bëra nga ekspertët”, në fund të fundit i përkasin “institucioneve kompetente shqiptare”.

Deklarata e KE-së dhe BE-së vjen pasi Mariya Gabriel, eurokomisionerja për Kulturën,postoi ne Twitter një status ku shprehte mbështetjen e saj për iniciativën Europa Nostra dhe sitet e përzgjedhura.

Gabriel shkroi:

“Trashëgimia e jonë kulturore na ndihmon të kuptojmë historinë dhe vendin tonë botë. Në kohë të vështira si këto, më shumë se kurdoherë është ruajtja e saj.

Mbështes plotësisht nismën e [ruajtjes së] 7 siteve më të rrezikuara të shpallura nga Europa Nostra”

Europa Nostra është organizata më e madhe evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe BE-në.

READ  Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

Më 24 mars Europa Nostra e perfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 siteve më të rrezikuara kulturore, ku bëjnë pjesë disa kështjella në Çeki, Serbi, Itali dhe disa ndërtesa të tjera në Norvegji, Slloveni dhe Poloni.

Europa Nostra angazhohet të përdorë gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e Teatrit, përmes projekteve restauruese.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar, cilësohet shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 30-të të shekullit të kaluar.

Ajo përballet me kërcënimin e shembjes sipas projektit të ndërtimit të një teatri të ri mbështetur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Përfshirja e Teatrit Kombëtar në Europa Nostra erdhi pas angazhimit të Alencës për Mbrojtjen e Teatrit./Exit.al