Nga Merita Muçaj
Petagoge ne Fakultetin Ekonomik Tirane
Jo vetëm që do ta paguajmë energjinë elektrike të plotë dhe në afat, POR shumë familje po ankohen se i ka ardhur fatura 2-fish.
Pyeta një mikeshë në OSHEE si ishte puna.
Duke qenë se sahatet nuk janë lexuar është gjetur FORMULA: “Faturë reference” mbledhim shumat e faturuara të 3 viteve të fundit dhe nxjerrim mesataren. Nëse të ka ardhur fatura gabimisht më e lartë, do rregullohet pas luftës….
Tre fishekë kam:
1) Pse nuk u lexuan sahatet?
Kur po punojnë policët, mjekët, farmacictët, shitësit e marketeve që janë në kontakt me aq shumë njerëz, leximi i sahateve ishte gjëja më e thjeshtë dhe e parrezikshme.
Punonjësit e OSHE mund ti lexonin gjatë orarit të izolimit të pajisur me mjete mbrojtëse. Leximi i sahatit nuk ka kontakt me njerëz.
2) Të gjithë e kemi provuar të paktën 1 herë çfarë do të thotë të heqësh nga sistemi i OSHE një faturë të padrejtë….
Me çfarë llogjike i kërkohet popullit sot që është më i brishtë se kurrë, të paguajë më shumë???
Më vjen keq vetëm kur e mendoj kaosin e ankesave nëpër sportele, sorrollatjet e njerëzve dhe në fund dorëzimin e tyre përpara padrejtësisë.
3) Si ka mundësi që gjendet gjithmonë një formulë që është në disfavor të popullit?
Pse duhen llogaritur 3 vitet e fundit? Kush janë këta “të mençur” që bëjnë çmos ti komplikojnë gjërat deri në absurd?
Në rastin më të keq, të shikonin muajin e fundit Shkurtin. Dhe aq ta vinin faturën. Pas luftës të bënin llogaritë nëse ka mbetur njeri ndonjë qindarkë borxh. Mjetet për ti marrë pagesat kokërr më kokërr i kanë se i mbështet shteti.
Si është e mundur që një parti e majtë nuk prodhon zgjidhje që lehtësojnë qytetarin?
Nëse çdo zgjidhje jepet me metoda dhe llogari kaq cinike, atëherë çfarë quhet politikë e majtë?
Post Scriptum : komentet idiote që unë jam me PD prandaj flas kështu, do fshihen. NUK jam anëtare në asnjë parti.