U tha se mbledhja me qeverinë e Shqipërisë u anulua, qeveria e Kosovës mohon lajmin: Gjithçka është gati në Gjakovë

95
Sigal

Në mediat kosovare dhe më pas në ato shqiptare qarkulloi lajmi i anulimit të mbledhjes mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, por për këtë informacion, qeveria e Kosovës nuk ka dijeni.

Përgjigjja e qeverisë ‘Kurti’ është që gjithçka është gati në Gjakovë dhe vetë kryeministri Kurti ndodhet që sot atje për eventet e paracaktuara.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Megjithatë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar konferencë për shtyp për ora 19:30. Nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.