Basha ‘zbulon’ korrupsionin në PD, akademiku mbetet ‘gojëhapur’: Pse heshte?! Apo e përdor për shantazh politik?

250
Sigal

Ish-ministri Lulzim Basha në qeverinë e PD ka deklaruar hapur dje se “edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka pasur korrupsion” dhe ka theksuar se “jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët,” një shpallje kjo që është bërë pikërisht në kulmin e luftës që po bën me shumicën në PD për të mos dalë në asnjë mënyrë nga selia.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar me habi dhe një nga personalitetet e vendit, që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me politikës, akademiku Artan Fuga, studiues i hollë i sjelljes njerëzore:

“Siiii!? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?  Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisë?  Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe? Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?! Uaaaauuuuu!  Mos jam në ëndërr?  Dhe qëndron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit “më mirë vonë se kurrë”? E kundërta është fshehje krimi! Çfarë po na dëgjojnë veshët!!! Çfarë po na shohin sytë!” përfundon akademiku me sarkazëm.