Darka e Ramës me ambasadorët, reagimi epik i Manjanit: Qeveria ha peshk, populli ha bar!

280
Sigal

Ish ministri Ylli Manjani ka reaguar me një postim me shumë ironi pas darkës së djeshme të Kryeministrit Rama me ambasadorët në lokalin e mikut të tij Gj. Luca.

Ai bën nje krahasim të situatës së të ardhurarve për frymë pas publikimit të shifrave nga media dhe shkruan, “hani se ky vend jetimore është”. “Njerëzia këtu vetëm për të shkruar e fshirë parulla u duhet…”

“E ç’i duhet të ardhurat e larta për frymë?!”, shkruan Manjani.

Ja postimi i plotë:

Poooo, hani ju hani!

Ç’ti bëj drejtorit (dmth Lucës) që është zemërmirë!

Po hani, hani ju hani!

U bëftë mirë!

Hani se ky vend jetimore është.

Njerëzia këtu vetëm për të shkruar e fshirë parulla u duhet…

E ç’i duhet të ardhurat e larta për frymë?!

Me aq sa merr del për parulla.

Qeveria ha peshk, populli ha bar!

Image