Tre infermierë ndahen nga jeta brenda një dite, Berisha shpreh ngushëllimet dhe akuzon Ramën: Vdekjet si pasojë e keq menaxhimit nga qeveria

478
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tre infermierëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për keq menaxhimin e situatës së pandemisë.

Sipas tij, vdekshmëria është 10 herë më e lartë e mjekëve dhe infermierëve nga Covid-19 në Shqipëri është rezultat i keq menaxhimit ekstrem të pandemisë.

Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi!

Nderim kujtimit te ndritur te infermiereve Nermin Vaço, Lindita Peshku dhe Erioles nga Lushnja qe rane ne 24 oret e fundit ne krye te detyres per mbrojtjen e shendetit tone.

Ngushllime familjeve, miqve dhe te afermve te tyre dhe te gjithe infermiereve dhe bluze bardhave te vendit.

Miq, Urdheri i Infermierve te vendit jep sot lajmin e hidhur se ne 24 oret e fundit covid19 u mori jeten infermierit Nermin Vaço dhe infermiereve Lindita Peshku dhe Erioles nga Lushnja.

Me kete rast le te  shprehim ne mirenjohjen tone me te thelle per kujtimin dhe vepren e ndritur te Nerminit, Lindites, Erjoles dhe te shprehim ngushellimet tona me te ndjera familjareve, miqve, te afermve te tyre si dhe Urdherit te infermiereve dhe te gjithe bluzave te bardha te vendit.

Miq, ky eshte nje rekord tjeter i zi deshmi e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise ne Shqiperi, pasoje e te cilit jane vdekjet e teperta 2-8 here me te larta te shqiptareve se ne vendet e tjera dhe vdekjet e mjekve dhe infermiereve 10 here me te larta ne se sa ne Itali, Spanje, Britani, Greqi, etj etj..

Vdekshmeria pra 10 here me e larte e mjekve dhe infermiereve nga covid19 ne Shqiperi eshte rezultat i keqmenaxhimit ekstrem te pandemise, konkretisht i mos mbrojtjes se punonjesve te shendetesise me mjetet e sigurta antikovid per shkak te vjedhjes nga Edvin Hajduti, Ndrikull Hajnia te fondeve te destinuara per mjetet mbrojtese si dhe blerjen e tyre me çmime 3-9 here me te larta duke ndare parate e tenderave me kompanite hajdute

Pikerisht per shkak te ketyre vjedhjeve dhe vdekjeve 10 here me te medha se ne Itali te punonjesve te shendetesise Xhahili i Surrelit nuk shqipton nje fjale te vetme ngushellimi dhimbje per renien ne krye te detyres te dhjetra e dhjetra mjekve, infermiereve, sanitareve nga covid -19.

Perkundrazi ai ne menyren me kriminale ka hequr atyre qindra e mijra vaksina jetike per shpetimin e jetes se tyre dhe sikur ti kishte plaçke personale apo trashegimi familjareve ua ka dhene me nje liste sekrete familjareve, krushqise, rrethit te vet, te narkoministrave dhe narkozyrtarve te tij. sb