Konfindustria, shpreh shqetësimin për vazhdimin e pandalshëm të praktikave të  rritjes me akt ligjor të ngarkesës fiskale të karburanteve

289
Sigal

 

Shqetësimi i Konfindustrisë vjen pas njoftimeve, se do të rriten me akt ligjor 100 milion euro për një periudhë 10 vjecare ngarkesat fiskale, që do të  paguhen nga bizneset dhe qytetarët në cmimet fundore të  shitjes së karburanteve. Veprimi i mësipërm do të ishte edhe më i papranueshëm, sepse është në  kundërshtim të drejtpërdrejtë  me urgjencën e lehtësimit të  domosdoshëm të ngarkesës fiskale mjaft të rëndë të  karburanteve në  vend.

Konfindustria vlerëson, se nuk ka asnjë vlerë emërtimi si koncesion, licensim, etj. i aktit ligjor në fjalë, por rëndësi ka parashikimi dhe ndalimi i pasojave të rënda të rritjes me ligj të cmimeve të karburanteve.

Shqipëria sot është në vendet e para në botë dhe Rajon për cmimet më të larta dhe cilësinë  jashtë standarteve të  karburanteve, që përbën një  goditje shkatërruese në dëm të  zhvlllimit të ekonomisë kombëtare, bizneseve dhe mirëqënies së qytetarëve shqiptarë.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm