Twitter i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së tij

355
Sigal

Rrjeti social ‘twitter’ i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe partisë së këtij të fundit.

Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në twitter që bënin propagandë për Aleksander Vuçiçin dhe partinë e presidentit serb.

Gjithësej të 8 mijë e 558 llogari të cilat i kanë shërbyer Vuçiqit janë fshirë nga ky rrjet social.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar “Twitter Safety”. Llogari janë mbyullur edhe në vendet arabe, Turqi e Jemen.