Tentuan të vidhnin shkollën 9-vjeçare, arrestohen 3 adoleshentë

269
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar tre adoleshentë, pasi tentuan të vidhnin një shkollë. Dyshohet se ata janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars të këtij viti.Në pranga përfunduan: M. P., 17 vjeç, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç. Të tre banues në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta të rinj janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle. Shërbimet e policisë po i mbanin nën vëzhgim prej një jave dhe më pas i kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë. Këta shtetas kanë vjedhur gjithashtu 3 lokale dhe një market gjatë muajit mars:

“Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë; Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë; Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit  E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMW. Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme