Ledio Braho: Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë tërësisht skemën e ndarjes së mandateve

260
Av.Ledio Braho
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e përllogaritjes së mandateve, do të vejë në lëvizje Kuvendin e pas 25 prillit për të amenduar Kodin Zgjedhor.  Ledio Braho, anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mendon se, Gjykata nuk ka hedhur poshtë vetëm herësin, por komplet formulën. Ledio Braho, anëtar i KAS, mendon se vendimi i Gjykatës “hedh poshtë komplet skemën e ndarjes së mandateve. Duhet gjetur një zgjidhje”. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka trazuar skemën elektorale shqiptare ku aktorët kryesor politikë, tashmë të imponuar edhe nga numrat në parlament, do të duhet të gjejnë një zgjidhje, nëse do ta eliminojnë tërësish konceptin e herësit, apo ta lënë në nivel proporcional, për të mundësuar kapërcimin e vijës fituese më lehtësisht.

Hallall ta ketë “ustai”, që pranon, atë që ka mohuar tetë vjet!