Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kryeministri lektor, që pranon publikisht korrupsionin e qeverisë së tij!

232
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Është i paparë, është sui generis! Rama kryeministër, pasi e mori mandatin e tretë, ka marrë rolin e një lektori dhe denoncon publikisht ministrat e administratën e tij si të korruptuar, duke u distancuar nga “kori i hajdutëve”! Mendon, se si lektor,  shndërrohet në fallxhor, për të bindur adhuruesit e tij, se në mandatin e tretë do të jetë “garanti” i qeverisjes së mirë, sepse ka vendosur t’i denoncojë  vetë në SPAK, të gjithë bashkëpunëtorët e keqqeverisjes në mandatin e parë dhe mandatin e dytë!

Aferim i qoftë ustait, që e “mbolli” dhe  e “kultivoi” korrupsionin në “parcelat eksperimentale” të ministrave dhe drejtorëve, që i shërbyen me përulësi e që e ngritën aq lartë, sa pa e kuptoi “për herë të parë”, sa e korruptuar ka qenë qeverisja e tij në tetë vjet. Leksionet për keqqeverisjen e tij do të vazhdojnë, përderisa SPAK-u po “mbyll në shtëpi” zyrtarë, që kanë përftuar nga 2000-200 mijë dollarë, dhe po le të qetë “lektorin” dhe ministrat abuzues, me 20-200 milion euro të taksapaguesve shqiptarë.