Prof. Klodi Stralla: Pse u pushkatua poeti ?!

584
Sigal

Pse u pushkatua poeti në prag të shthurjes së regjimit ?!

Nga Klodi Stralla

Ende sot, pas 32- viteve, nuk kam mundur të kuptoj domethënien e atij akti makabër të regjimit komunist – varjen publike në litar në qytetin e Kukësit, të Havzi Nelës, në 10 gushtin e 1988-ës, që akuzohej se pat shkruar vjersha me përmbajtje antikomuniste.

Regjimi kishte pushkatuar   ndër vite, “kolaboracionistë” dhe kundërshtarë të tij për motive politike; kishte pushkatuar edhe klerikë katolikë për motive ideologjike,  por këto kishin ndodhur kur diktatori ishte gjallë dhe i kërcenohej pushteti.

Jemi në 1988, një vit para shthurrjes të regjimeve komuniste në Lindje dhe një poet nga fshati nuk mund të përbënte një kërcënim kaq serioz për regjimin për të justifikuar një masë të tillë ekstreme e makabre. PSE?…