Dyshohet për të shtëna në Durrës, policia drejt vendngjarjes

101
Sigal

Dyshohet se pasditen e kësaj të marte ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, është qëlluar në ajër nga një automjet i tipit ‘Range Rover’ i zi, i cili ishte në lëvizje.

Burime zyrtare policore konfirmojnë se blutë e qarkut janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin më tepër detaje mbi atë çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës lidhur me rastin.