“Kam folur me shefin e diplomacisë evropiane”, Rama shpjegon arsyet e anulimit të mbledhjes me Kurtin: Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme

113
Sigal

Rama: Ndjesë për këtë orë të pazakonshme i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve nuk mund të mbahet në formatin e  parashikuar. Pasi kam folur me shefin e diplomacisë evropiance, Borrell, i kam kërkuar Albinit të takohem në një format të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po e çan Kosovën me bashkësinë euroatlantike. Ku kjo e fundit ka vënë gishtin, se do të vendos në zbatim planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq duhet të them që nuk kemi pasur dakordësisë me kryeminstrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, po kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare.