Me fokus te merkato, Drejtori i ri sportiv i Partizanit: Presim përforcime shumë shpejt

90
Sigal

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Partizani tashmë fokusin e ka kthyer te merkato, si në hyrje ashtu në dalje. Rreth çështjeve të ndryshme në shtëpinë e kuqe ka folur drejtori i ri sportiv i kryeqytetasve, Arbër Abilaliaj në konferencë.

“Është biseduar me të gjithë lojtarët aktualë. Jemi në kontakt me shumë lojtarë të tjerë, duke pasur parasysh edhe nevojat që ka skuadra. Shumë shpjet do të kemi përforcime dhe skuadra do të jetë e kompletuar për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Europë. Skuadra do të jetë e kompletuar kur të shkojë në fazën përgatitore, që do të jetë e hëna e ardhshme.

Kemi arritur në një pikë, ku synojmë që të nisim një proces të ri. Të bëjmë maksimumin së bashku sepse nuk ka rezultat të paarritshëm. Duke pasur parasysh punën e bërë edhe nga stafi i mëparshëm, lojtarët janë në moshë të re, shumë premtues. Duke marrë parasysh shitjet e sezonit të kaluar, kemi kërkesa për dy tre lojtarë të rëndësishëm.

Projekti është i qartë. Ideja është që të rrisim cilësinë, në të tre repartet. Synojmë që ti rrisim lojtarët dhe më pas ti transferojmë jashtë. Matondo ka një ofertë, por ai ka një kontratë me klubin. Pavarësisht dëshirës së lojtarit, ai bën pjesë në planet e klubit, në një moment të dytë mund të negociojmë. Futbollisti ka një kontratë me Partizanin dhe duhet ta respektojë. Në këto momente nuk do të ketë asnjë largim nga grupi aktual, por vetëm përforcime”, tha ai.