Taulant Balla: Mes 15 Prillit -15 Majit 2023 do të kemi zgjedhjet e ardhshme locale. Komisioni për Zgjedhoren i ka piketat e qarta

153
Sigal

Nga një komunikim me mediat, ku foli në lidhje me punën e Komisionit të Reformës Territoriale që do të nisë gjatë ditës së nesërme, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, u ndal dhe te puna për Reformën Zgjedhore. Balla tha se piketat për punën që do të kryejë komisioni për reformën janë vendosur nga rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe nga një vendim i gjykatës kushtetuese për mënyrën e shpërndarjes së mandateve. Sipas Ballës zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverën e ardhshme, nuk rrezikohen nga puna e komisionit, pasi rekomandimet lidhen kryesisht me zgjedhjet parlamentare, ku pritet për herë të parë që të realizohet dhe votimi i emigrantëve, një premtim ky i papërmbushur prej 9 vitesh nga socialistët në pushtet. BallaUnë dua që të kuptojmë se komisioni për reformën territoriale duhet të bëjë një punë konkrete, hulumtuese për format e reja të zhvillimit të territorit. Reformat duhen miratuar një vit përpara për të pasur kohë, në rastin e Reformës Territoriale duhet të marrë kohë, mund të biemë dakord që të bëhet një zgjatje e afateve të komisionit. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka si referencë kryesore rekomandimet e OSBE ODHIR, nuk duhet të harrojmë që kemi si detyrë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve. Anullimi i pikës 2 të nenit të ndarjes së mandateve, e bën të pavlefshme të gjithë nenin, për zgjedhjet vendore nuk kemi asnjë lloj problematike, pasi gjithçka është gati për pranverën e ardhshme. Besoj se në mes 15 Prillit -15 Majit do të kemi zgjedhjet e ardhshme lokale.” Sa i përket reformës territoriale Balla theksoi se do të ngrihet një grup pune ku të hartohen objektivat lidhur me këtë reformë të miratuar 8 vite më parë dhe se asnjë nga deputetët nuk duhet ta shohë si detyrë partiake. Ai tha ndër të tjera se sfida e përbashkët e anëtarëve të këtij komisioni mbetet zhvillimi rajonal, duke shprehur kështu se në të ardhmen mund të zbatohet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal. BallaNesër është mbledhja e parë për Komisionin e Reformës Administrative Territoriale. Do të ngrihet grupi punë për hartimin e një objekti për komisionin dhe uroj që opozita t’i përmbahet atij objekti, sepse është shumë e rëndësishme të bëhet një hulumtim për reformën territoriale. Ka plot punë për të bërë, për të parë dhe eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë në implementimin e një qasjeje rajonale. Punë do të jetë në komision, nuk do shihen si përfaqësues të njërës palë apo tjetrës. Jemi 8 vite pas miratimit të kësaj reforme dhe në një vend kaq të vogël si Shqipëria, reforma është në 61 bashki dhe besoj që ndarja e re administrative ka bërë një përmirësim të shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve.