SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit dhe “chekup-it”. 4 spitale nuk kthejnë përgjigje Prokurorisë së Posaçme

120
Sigal

SPAK ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ‘Check Up’ në spitalet vendit. Mësohet se 4 spitale nuk i kanë kthyer përgjigje, duke mos sjellë dokumentat, si shërbimet, që kryesojnë sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin. Sipas tyre ky koncesion është i panevojshëm pasi sjell çmime më të larta, është 10-vjeçar duke kaluar edhe afatin e mandatit të qeverisë dhe ngre detyrime vetëm ndaj shtetit shqiptar dhe jo ndaj palës tjetër të përfshirë në kontratë. Sterilizimi i pajisjeve mjekësore dhe Check Up-it pritet t’iu hapë telashe zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë që janë përfshirë në abuzime, duke shkelur ligjin dhe shpërdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Mësohet se hetimet për këto dy dosje të rëndësishme shtrihen përtej 2019, madje deri në vitin 2015, me qëllim që të zbulohen zyrtarët e përfshirë në abuzime. Kujtojmë se Përfaqësues të Nismës ‘Thurje’ kanë kallëzuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Përfaqësues të Nismës Thurje deklaruan se kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Çështja e sterilizimit është kallëzimi i parë i bërë në SPAK. “Thurje” pretendon se kostot e koncesionit janë shumë të larta, pasi kompania merr 190 euro për sterilizimin e një seti kirurgjikal, ndërsa më parë kur ky proces kryhej nga spitalet, kostoja ishte vetëm 2.4 euro. Koncesioni i sterilizimit u fitua nga kompania “Sani Service” dhe kontrata u lidh në dhjetor te vitit 2015, për 10 vjet, dhe me një vlerë fillestare 9.6 miliardë lekë. Prokuroria e Tiranës e hetoi këtë koncesion 4 vjet më parë, por i mbylli më pas hetimet.