PS, kundër Manastirliut për vizitat me pagesë nga mjekët në spitalet publike

190
Sigal

 

  • -Qeveria ka vendosur që spitalet shtetërore t’i dorëzojë te ato private. Në Kuvend ka shkuar projektligji
  • -Përmes këtij ligji të hartuar nga Ogerta Manastirliu, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private.
  • – Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.

Ligji është kundërshtuar dje në Komisionin e Ligjeve edhe nga mazhoranca. Deputeti Pandeli Majko e pa me skepticizëm, pasi sipas tij nuk ka garanci që mjekët do përdorin orarin zyrtar dhe mund të orientohet pacienti që të paguajë. Qeveria ka vendosur që spitalet shtetërore t’i dorëzojë te ato private. Në Kuvend ka shkuar projektligji “Për Shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ndryshon tërësisht sistemin spitalor në vend, ndërkohë që sistemi publik duket se po shkon drejt privatit. Përmes këtij ligji të hartuar nga Ogerta Manastirliu, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private. Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.

Duke i marrë me radhë, neni 27 ju jep mundësi mjekëve që të përdorin ambientin e spitalit për shërbime me pagesë, pas orarit zyrtar. Pra nuk ka më nevojë që atë të kenë klinika private, pasi mund të përdorin pajisjet dhe ambientet shtetërore për një shërbim privat.

“Mjekët në spitale publike kanë mundësi të ofrojnë jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit. Spitali që mundëson praktikën e dyfishtë, miraton me vendim të bordit drejtues, kategorinë e shërbimeve të konsultave ambulatore, tarifat përkatëse, si dhe modelin e kontratës së shërbimit me mjekun që ushtron praktikën e dyfishtë në mjediset e spitalit publik, pa cenuar ofrimin e shërbimit spitalor publik”,- theksohet në ligj.

Një gjë e tillë është kundërshtuar sot në Komisionin e Ligjeve edhe nga mazhoranca. Deputeti Pandeli Majko e pa me skepicizëm, pasi sipas tij nuk ka garanci që mjekët do përdorin orarin zyrtar dhe mund të orientohet pacienti që të paguajë. “Keni parasysh që ky tetë-orëshi i punës mund të jetë me një presion të madh për të bërë një punë private pas 8-orëshit dhe kërkon një rregullim që të kemi mjek që të punojnë full time në atë 8-orëshin dhe më pas t’i përkushtohet atij 8-orëshit tjetër për punë private”, tha Majko.

Një element tjetër është që krijohen spitalet autonome. Interesant është fakti se të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatët. “Spitalet publike autonome kanë të drejtë të lidhin kontrata me palët e treta, me kompani private të sigurimeve, si dhe me spitalet jopublike për shërbime specifike mjekësore… Spitalet publike autonome mund të kontraktojnë shërbime joshëndetësore me sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi”,- thekson ligji.

Elementi tjetër është se spitalet autonome do e ofrojnë shërbimin me pagesë. Ndryshe nga sa Edi Rama deklaronte se do kemi shëndetësi falas, në fakt tani do futet një lloj sistemi ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar. Pavarësisht kritikave, që pati ligji nga mazhoranca, ai kaloi në Komisionin e Ligjeve. Pasi të miratohet te Komisioni i Shëndetësisë, ai pritet të votohet në seancë plenare. Projektligji i ri i hartuar për “Shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, vjen pas 18 vitesh nga ligji i spitaleve që është në fuqi.