Rilindjes i refuzohen borxhet e huaja; i ‘turret’ borxhit të brendshëm: 115 milionë Euro te bankat “ruse”

34

“Tejkalimi i masës së borxhit të jashtëm dhe paaftësia e shlyerjes prej qeverisë, duke zgjatur afatet e maturimit të tyre me ristrukturim kohor e shtesë interesash 1.7-2.%, ka detyruar institucionet financiare ndërkombëtare, të bllokojnë dhënien e borxheve për vitin 2024.”

Sigal

Tejkalimi i masës së borxhit të jashtëm kufi dhe paaftësia e shlyerjes prej qeverisë, duke zgjatur afatet e maturimit të tyre me ristrukturim kohor e shtesë interesash 1.7-2.%, ka detyruar institucionet financiare ndërkombëtare, të bllokojnë dhënien e borxheve për vitin 2024.

Pas bllokimit të borxheve të huaja, nevoja për likuiditete, shpenzime administrative, pensione, pagesash sociale, investime të kryera pa buxhet dhe shlyerja e detyrimeve të arbitrazhit, ka detyruar qeverinë shqiptare t’i futet marrjes së borxheve të brendshme.

Fakti që borxhi i brendshëm e ka kaluar “vijën e kuqe” të politikës buxhetore monetare kombëtare, ndalon shtimin e tij dhe dikton daljen nga kriza, nëpërmjet stabilitetit financiar me burime të brendshme, që duhet thënë se janë të mëdha.

Por u keq-përdorën, me mbi-shpenzime administrative e jo produktive; me koncesione e PPP që përlajnë miliarda, me miliarda që humbasin nga evazioni fiskal i lejuar me vetëdije nga qeveria në masën 35-40% në 5 vitet e fundit, dhe nga korrupsioni i shfrenuar, masiv e në rritje.

Me urdhër të Bablokut, Guvernatori i Bankës së Shtetit, Gent Sejko, si agjent i autorizuar i qeverisë për negocim e finalizim borxhesh, ka filluar procedurën e ankandeve për marrje borxhi të brendshëm, nëpërmjet shitjes së Bonove të Thesarit.

Më 3 janar 2024, Banka e Shtetit ka bërë ankandin e parë të bonove, në vlerë borxhi të brendshëm 140 miliardë lekë të vjetra, me afat 1 vit e interes 3.42% që do fillojë më 1 shkurt, nga të cilat 20 miliardë do t’i përdorë Banka e Shtetit për interesat e saj.

“Por keq-përdorën, me mbi-shpenzime administrative e jo produktive; me koncesione e PPP që përlajnë miliarda, me miliarda që humbasin nga evazioni fiskal i lejuar me vetëdije nga qeveria në masën 35-40% në 5 vitet e fundit, dhe nga korrupsioni i shfrenuar, masiv e në rritje.”

Sipas informacionit, 80 miliardë lekë, ose afro 80 milionë Euro nga ky borxh, Guvernatori Gent Sejko i ka marrë te “Raiffeisen Bank” e “Banka OTP Albania”, me të cilat ai ka lidhje të forta interesash personale: te Raiffeisen si ish-drejtues bordi, ndërsa OTP-Bank e ka licencuar në shkelje të ligjit bankar shqiptar e kundër rekomandimeve të SHBA-BE.

Por borxhi i brendshëm nuk do ndalet me kaq, mbasi guvernatori Gent Sejko, ka vendosur që më 16 janar 2024 të bëjë 2 ankande të tjerë për marrje borxhi edhe në vlerën 150 miliardë lekë të vjetra ose afro 150 milionë Euro; me afat 3 muaj e interes 4%, që do fillojë më 18 prill 2024, nga të cilat 29.8 miliardë do t’i përdorë Banka e Shtetit.

Por edhe në këtë borxh, përveç 8 bankave të tjera private, përfituese në vlerë të barabartë nga 15 milion Euro dhënie borxhi me Bono Thesari, do jenë edhe “Raiffeisen Bank” e “OTP-Albania”, dy bankat e preferuara klienteliste të Bablokut e të lidhura në interesa me guveratorin Gent Sejko.

Pra, kreu i qeverisë shqiptare dhe kreu i Bankës së Shtetit, po vazhdojnë t’u krijojnë burime fitimi këtyre dy bankave, që kanë lidhje të hapura me miliardat e oligarkëve të Putinit, Orbanit të Hungarisë e Lukashenkos së Bjellorusisë, madje duke u shërbyer edhe pas sanksioneve që SHBA-BE i kanë vendosur Rusisë. Pamfleti