Rama: Nga e enjtja maska me detyrim

257
Sigal

Kryeministri ka paralajmëruar sërish qytetarët lidhur me masën e njoftuar ditën e djeshme nga qeveria, se nga e enjtja mbajtja e maskës do të jetë me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Teksa i kthente përgjigje qytetarëvenë rrjetin social Facebook, Rama tha se është shumë e rëndësishme të respektohet mbajtja e maskës që të shmanget kështu një mbyllje e dytë.

Ai tha se është shumë e rëndësishme të respektohet masat që të ruhet shëndeti por edhe të shmanget një tjetër dëm i rëndë ndaj bizneseve të cilat nuk do e përballonin dot një mbyllje tjetër.