Prof.Tritan Shehu: Unë akuzoj këtë Qeveri përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri tani

196
Sigal

Prej marsit 2020 deri më sot keqmenaxhimi i epidemisë Covid-19 i ka kushtuar Shqipërisë 10 mijë vdekje shtesë mbi mesataren e viteve të mëparshme sepse:

– Në këtë periudhë në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e veçante përveçse epidemisë, që të justifikojë këtë numër vdekjesh kaq të lartë.

Ndërsa Rama e Qeveria vetëm heshtin përpara kësaj katastrofe.

Kjo është e vërteta, që askush nuk mund ta mohojë, pavarësisht trukeve fshehës, lojës me komplikacionet për të kamufluar diagnozën bazë, referimit për humbjet e jetëve vetëm pranë spitaleve Covid etj, elemente për të maskuar këtë të vërtetë tragjike!

Përfundimi tronditës: Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.

Fatkeqesisht kjo gjendje është në përkeqësim duke qënë:

– Shumë larg shifrave zyrtare elektorale të publikuara për epideminë, që veçse synojnë të “këndohet” fitore siç bënin edhe muaj më parë, kur realitetit tashmë i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton për këtë të dish të lexosh oshilacionin e numrave në Shqiperi në një periudhë të shkurtër të fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.

– Me një nivel vaksinimi të vendeve të Afrikës Qendrore, qoftë për numrin e vaksinave, qoftë dhe për standartet e pasigurisë së shumicës dërrmuese të atyre të përdorura.

Fatmirësisht 25 Prilli është vetëm pak ditë larg, ndryshe do të rrezikoheshim të kalonim 20 mijë vdekje shtesë.