Presidenti Meta nxjerr qytetarin: U përndoq nga patronazhistët, e gjobitën për një postim në Facebook

61
Sigal

Në konferencën e dytë për media brenda pak orëve Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se një sipërmarrës, Erion Mane kishte denoncuar se ishte gjobitur pas një postimi që kishte bërë në Facebook dhe një takimi në Presidencë.

Ilir Meta tha se kjo është skandaloze dhe se zanafilla e kësaj janë patronazhistët që përndjekin qytetarët.