Floida Kërpaçi i bën thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe merrni në kontroll të ardhmen tuaj

213
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LRI dhe njëkohësisht kandidate për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, i bën thirrje të rinjve, që në zgjedhjet e 25 prilli të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të marrin në kontroll të ardhmen e tyre.

“Ky është momenti për të zgjedhur rininë, që të zgjedhurit tuaj, të bëjnë zgjedhjet e duhura për ju nesër.
Mos lejoni pakicën të përcaktojë të ardhmen e brezit tonë. Pjesmarrja e të gjithë të rinjve në zgjedhje është garanci për një politikë ndryshe dhe një model të ri qeverisës, që t’i shërbejë të gjithëve, e mbi të gjitha, brezit të ri”,- shprehet Kërpaçi më tej në mesazhin e saj.

 

Mesazhi i saj i plotë:

BËHU PJESË E NDRYSHIMIT – MERR NË KONTROLL TË ARDHMEN !
Kjo është thirrja ime drejtuar bashkëmoshatëve të mi, të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë në nisje të kësaj jave të numërimit mbrapsht, drejt ndryshimit të madh të Prillit.
Ky është momenti për të zgjedhur rininë, që të zgjedhurit tuaj, të bëjnë zgjedhjet e duhura për ju nesër.
Mos lejoni pakicën të përcaktojë të ardhmen e brezit tonë.
Pjesmarrja e të gjithë të rinjve në zgjedhje është garanci për një politikë ndryshe dhe një model të ri qeverisës, që t’i shërbejë të gjithëve, e mbi të gjitha, brezit të ri
Të hënën tjetër, vendi zgjohet me shpresë dhe Shqipëria do të jetë shtëpia e të rinjve