Martin Henze/ Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit menaxhimin e negociatave me BE për Kombin Shqiptar

90

INTERVISTA/ Martin Henze, Këshilltari i CDU -së  së kancelares Merkel

Vuçiç,  Rama  dhe Thaçi ngritën kornizën për ndarjen e Kosovës

-A donin Vuçiç dhe Rama të ndanin Kosovën?

– Problemi i Kosovës, diskutimet për ndarjen e Kosovës dhe mashtrimi i presidentit kosovar Thaçi, i cili është bërë për të të ardhur keq, janë shumë të lidhura me marrëveshjen midis Ramës dhe ish-ministrit të propagandës së Milosheviçit, Vuçiç. Soros dhe të tjerët, madje edhe SHBA-të nuk luajnë një rol të rëndësishëm dhe në fakt, janë përdorur nga Rama dhe Vuçiç. Situata aktuale politike mund të kuptohet vetëm nëse përqëndrohemi në këtë lidhje, mbi arsyet pse këta dy njerëz donin ta ndanin Kosovën në lidhje me traktatin që ata e quanin “Mini-Shengen” dhe të cilin ata e përmbyllën pa Kosovën. Marrëveshja e “Mini-Shengen” ishte për të formuar bazën, për të ngritur kornizën për ndarjen e Kosovës. Duhej të ishte lidhja strategjike midis Ramës dhe Vuçiçit. Sidoqoftë, Amerika dhe Europa garantuan lirinë dhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë duke e integruar plotësisht atë në bashkësinë perëndimore të vlerave përmes anëtarësimit në NATO dhe ofertës për t’u bashkuar me kombet europiane, me kusht që të përmbusheshin kriteret e specifikuara. Pa lidhjet e rrepta me Perëndimin dhe mbështetjen e konsiderueshme financiare, organizative dhe njerëzore të Perëndimit, si dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të kombit shqiptar, vendi nuk mund të ishte zhvilluar.

-A nuk mund të përjashtohet, që Serbia ose Rusia, mund të kenë informacione të veçanta për Ramën, që do ta bënin atë të shfrytëzueshëm nga shantazhet?

-Bisedimet, të cilat u zhvilluan nën termin “Mini-Shengen”, sigurisht që do të synonin një marrëveshje të tregtisë së lirë me “EAEU”-në, e cila më pas do të ishte një JO! absolute për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe një largim radikal i Shqipërinë nga Perëndimi, dhe tërheqja nga NATO do të ishte pasoja. Gjithashtu zonja Daniela Arsowska, Dhoma e Tregëtisë e Maqedonisë së Veriut, kishte analizuar saktë këtë marrëveshje të Ramës dhe Vuçiç në Nëntor 2019: Sipas mendimit të saj, vendit i duhen mbi të gjitha reformat strukturore për pranimin në BE, dhe jo një “mini-Shengen”. Kjo e fundit madje, mund të çojë në izolim të politikës së jashtme.  Më 21 dhjetor 2019, pas bisedimeve të mëtejshme me Vuçiç, Rama njoftoi në një konferencë për shtyp se Komisioni Europian ishte i gatshëm të ndajë 1.2 miliardë euro për vendet e rajonit në vitin 2020, për të zbatuar marrëveshjet e arritura nën të ashtuquajturin “mini-Shengen”.  Ky mesazh, një lajm i rremë nga Rama, është gjithashtu i qartë nga fakti se nuk kishte asnjë angazhim. Prandaj Rama po negocion pa asnjë legjitimitet. Kosova njihet si një realitet rajonal dhe global, Vuçiç dhe Rama duhet të mësohen me këtë. Një pasqyrë banale është se duket e lehtë për politikanët e dobët si Rama, Vuçiç, të luajnë politikë në Ballkan me BE-në. Me t’u përkulur me retorikë në drejtimin e BE-së, dhe me të luajtur rolin autoritarist të Erdoganit, Putinit ose Kinës, e cila i shijon mirë votuesit të zakonshëm dhe supozohet të trembë BE-në.

-Shqipëria është një anëtare besnike e NATO-s, një aleat i vërtetë i botës perëndimore. A vazhdon me këtë qasje qeveria shqiptare e Ramës?

-Bashkëpunimi i ngushtë midis veprimeve të Serbisë dhe Ramës krijon dyshime nëse Z. Rama është akoma mik i Perëndimit dhe pjesë e kombit shqiptar. Po krijohet përshtypja se qeveria Rama po ia nënshtron veten e saj, shtetit serb. Kryeministri shqiptar madje i ka besuar Vuçiç, që të negociojë me BE-në për këtë çështje. Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit menaxhimin e negociatave për kombin shqiptar, për një nga çështjet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, çështjen e anëtarësimit në BE/Shengen, dhe kjo imagjinohet, pas tradhëtisë së Kryeministrit shqiptar. Ky është një kurs veprimi i pabesueshëm, një shkelje themelore e kushtetutës dhe preket pavarësia kombëtare e Shqipërisë.