Opozita apel SPAK-ut/ Pas lobimit të McGonigal u dogjën mandatet, u kap drejtësia dhe u bojkotuan zgjedhjet. Të hetohet kryeministri

37

Nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim. Kjo do mbetet në vlerësimin tim një nga dosjet me të veçanta. Angazhimi i tij kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimi, ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja.

Sigal

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se dosja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, është “dosja më unike në historinë e botës”. Gjatë një interviste televizive me Adi Krastën për “A Shoë”, Berisha tha se “nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim”. Më tej, Berisha u shpreh se, sipas tij, angazhimi i McGonigal kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimi, “ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja”. “Që shefi i kundërzbulimit të FBI, të vijë në Shqipëri për Agron Nezën, kjo është pak e vështirë për t’u besuar. Cili është misioni i vërtetët i Agron Nezës do merret vesh me vonë? Por, një agjent lëviz me axhendë agjenturore, dhe nuk e përjashtoj që ai të ketë ardhur në këtë mënyrë. E solli Deripaska apo jo, këtë do e zbulojë FBI. Ka një unikalitet, dosja që shkoj në SHBA është unike në historinë e botës. Nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim. Kjo do mbetet në vlerësimin tim një nga dosjet më të veçanta. Angazhimi i tij kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimi, ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja. Në këtë angazhim, ai ka shkel ligjin e vendit të vet dhe betimin e tij. FBI, një institucion i fuqishëm është i gatshëm të ndihmojë çdo vend në bazë procedurash ligjore, jo si detektivë privatë. Në këtë kontekst ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vetë. Të merret ai me komplotin kundër Tom Doshit është degradim i plotë, nuk ka gjë më mjerane. McGonigalin e ka çuar Edi Rama te Tom Doshi. I tillë është raporti i Edi Ramës me McGonigalin. Edhe pasi McGonigal është arrestuar, raporti i shërbimeve inteligjente thotë se Partia Demokatike në vitin 2017 u financua me para ruse. A ka gjë më mister se gjatë dy vitesh, emri i McGonigalit është lakuar më mijëra herë, dhe ka një njeri që se ka shqipëruar asnjëherë emrin e tij dhe ai është Lulzim Brava. Ai nuk guxoi kurrë të shqipërojë atë emër. Nuk guxon.” – tha Berisha.

McGonigal, Meta: Pas lobimit të tij u dogjën mandatet, u bllokua reforma në drejtësi dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale

Zoti Rama i ka kërkuar zotit McGonigal këto shërbime për të nxitur goditje ndaj gjithë figurave kundërshtare është e qartë. Pas këtyre goditjeve ka nxitur një hetim për lobistin e PD-së për zgjedhjet e vitit 2017

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për çështjen McGonigal. Nga një studio televizive Meta tha se përgjegjësia tani i takon drejtësisë shqiptare, të zbardhi për publikun se çfarë veprimtarie ka kryer McGonigal në Shqipëri. “Hetimi për përgjegjësinë e palës shqiptare i takon drejtësisë shqiptare duhet të komunikojë me drejtësinë amerikane dhe duhet të ketë një raport të qartë për publikun se çfarë ka bërë. Kur bëhet fjala për një zyrtar shumë të lartë se ka arritur të sigurojë përfitim ku ai ka marrë favore, ka ndërhyrë për favore pasi është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë. Dihet që këto ishin shkelje të qarta të etikës së pozicionit të detyrës që kishte zyrtari amerikan”,- tha Meta. Sipas Metës janë edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare që janë takuar me McGonigal, të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama. Pas lobimit të McGonigal janë marrë disa vendime të rëndësishme si djegia e mandateve, bllokimi i reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.  “Zoti Rama i ka kërkuar zotit McGonigal këto shërbime për të nxitur goditje ndaj gjithë figurave kundërshtare është e qartë. Pas këtyre goditjeve ka nxitur një hetim për lobistin e PD-së për zgjedhjet e vitit 2017. Janë edhe zyrtarë të tjerë, kanë zhvilluar takime me McGonigal që kanë qenë të lidhur me kryeministrin në zbatim të një axhende përçarëse ndaj opozitës. Nuk e di se për çfarë duhet kërkuar falje. Disa nga vendimet më të rëndësishme janë marrë pas lobimit të Mc Gonigal. Djegien e mandateve, bllokimin e reformës në drejtësi, që Rama të kontrollonte sistemin dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale”,- u shpreh Meta.