Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ndihmon me grante 40 biznese

47
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo ndau përmes një reagimi momente nga nënshkrimi i kontratave të granteve për 40 biznese përfituese të programit të granteve për bizneset e vogla dhe të mesme, ku secili biznes, pas një procesi konkurrimi të hapur, përfiton një grant prej 2500 euro për blerje pajisje pune. Sipas Demo “Risia për këtë vit ishte edhe përfshirja e bizneseve bujqësore nga zonat rurale të Beratit.” Kryetari i Bashkisë së Beratit -tha se ky është viti i dytë që Bashkia Berat zbaton këtë Projekt në ndihmë të bizneseve. Projekti që u vjen në ndihmë 40 bizneseve ka edhe bashkëfinancimin e Bashkisë Berat, ndërsa në tërësi projekti është një bashkëpunim me Organizatën Help – Hilfe zur Selbsthilfe, financuar nga Ministria e Jashtme Gjermane, Aktion Deutschland Hilft si dhe bashkëfinancim të Bashkisë Berat.