Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri takime me strukturat në Elbasan: PS do vijojë procesin transformues të qyteteve

32
Sigal

Nisma e re në Elbasan, Damian Gjiknuri: 5 shkolla i bashkohen nismës “Sunny Schools”

Pesë shkolla në bashkinë e Elbasanit, konkretisht shkollat “Evropa”, “Ali Myfti”, Sulejman Rrançi”, “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo” do jenë pjesë e nismës “Sunny Schools” e cila konsiston në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike. Deputeti socialist njëherësh drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri tha me anë të një reagimi se “kjo nismë është tepër e rëndësishme pasi i kursen buxhetit të bashkisë rreth 15 mijë euro në vit. Fondet kursyera do përkthehen në investime të tjera po në infrastrukturën shkollore”. Projekti i nisur në qershor 2023 synon të rris aftësinë e shkollave për përballjen me ndryshimet klimaterike dhe arritjen e sigurisë energjitike. Gjithashtu ky projekt synon të mbështesë pjesëmarrjen e bashkive dhe të komunitetit arsimor në tranzicionin energjitik. Njëherësh projekti synon të ndërtojë modele praktike të demokratizimit të sektorit të energjisë si dhe synon të promovojë një tranzicion të energjisë të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Nga implementimi i këtij projekti Shkolla Evropa do të prodhoj 15 kËp = 9600 kilogram më pak dioksid karboni në vit. Shkolla e mesme “Ali Myfti” 32 kËp = 20000 kilogram më pak dioksid karboni në vit. Shkolla “Sulejman Rrançi” 4 kËp = 2500 kilogram më pak dioksid karboni në vit. Shkolla “Luigj Gurakuqi” 13 kËp = 8000 kilogram më pak dioksid karboni në vit. Shkolla “Jorgji Dilo” 22 kËp = 14000 kilogram më pak dioksid karboni në vit. Shkollat do të prodhojnë çdo vit energji të pastër të barabartë me 15000 euro. Fondet e kursyera do të investohen nga Bashkia për të trajtuar nevojat e shkollave të përcaktuara nga vetë komuniteti shkollor.

Blendi Klosi në Elbasan: PS e ka fuqinë tek procesi i pandërprerë transformues i vetvetes

Socialistët po vazhdojnë turin e takimeve konsultuese në gjithë Shqipërinë. Së fundmi socialistët Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Milva Ikonomi, Rovena Kuka, Eridian Salianji zhvilluan një takim me strukturat e kësaj partie dhe anëtarë të saj në Elbasan. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi përmes një reagimi tha se socialistët po vijojnë në mënyrë të pandërprerë transformimin e vetvetes. “Në Elbasan ku bashkë me Damianin, kolegët e sekretariatit të PS, deputetët e Partisë Socialiste të Qarkut Elbasan, vijuan me turin e takimeve konsultuese me përfaqësues të PS dhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare për planin e veprimit organizativ. PS forca politike që fuqinë e ka tek procesi i pandërprerë transformues i vetvetes!” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.