Thirrja e fortë e aktorit: Dilni shqiptarë, dilni patriotë! Bashkohuni të mposhtim gangsterllëkun

324
Sigal

Aktori i njohur dhe një nga mbështetësit më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj ka deklaruar nga Kukësi ku AMT ka zbritur për të mbledhur firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e TK aty ku ishte dhe siç ishte, se forca popullore do të troiomfojë mbi arrogancën e pushtetit.

Liçaj tha se Zoti e ka dashur kur e ka krijuar këtë vend, ndërsa bëri thirrje për një zgjim të madh kombëtar kundër çdo politike arrogante majtas apo djathtas qoftë duke vlerësuar se mposhtja e frikës mposht përbaallë gangstereve të politikës.

NOA

“Kemi ardhur tek këta malsorë të mrekullueshëm, shiko sa male të bukura ka rrotull Zoti e ka dashur Shqipërinë kur e ka krijuar. Duhet dalë me e mbrojtur këtë vend sepse demokracinë e vërtetë e bëjnë shqipëtarët, duke mos duruar këtë lloj arrogance, është Shqipëria jonë dhe ajo nuk mbaron tek pragu i shtëpisë sonë. Duhet të tregojmë forcën tonë duke mposhtur frikën, gangsterizmin qeveritar që do bjeri përpara forcës qytetare. Besojmë në diçka përtej interesave tona personale.

Përfitojmë të gjithë ne, përfiton Shqipëria. Sa më tepër dalim aq më e pamposhtur bëhet kauza për demokracinë, çdo lloj pushteti, majtas e djathtas. Unë besoj se do ia dalim se e vërteta fiton, drita, e mira mbi gjithmonë mbi errësirën. Ky është mesazhi që do ta jap gjithë jetën sa të kem frymën. Dilni shqiptarë, dilni patriotë se forcën ne e kemi se jemi një popull i fortë dhe do e tregojmë deri në fund”, tha Liçaj.