Gazeta prestigjioze franceze, “Le Monde”: Akt barbar i qeverisë “Rama” me shembjen e Teatrit

324
Sigal

Në shkrimin e saj kushtuar shembjes së teatrit e përditshmja franceze e referencës e ka vënë theksin mbi dualitetin e Edi Ramës që botës i hiqet si artist, ndërkohë që në vendin që drejton vetë shkatërroi tetarin kombëtar. Mes shumë citimeve të shumta artikulli i cili e quan që në titull shembjen një akt barbar (foto poshte), ka sjellë edhe përplasjen e mendimeve për këtë temë, mes dy ish studentëve dhe miqve të kryeministrit, që sot kanë marrë pozicione të kundërta: Anri Salës dhe Adrian Pacit.

“Edi Rama dërgoi policë dhe organizma të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë” shkruan Le monde pasi e fillon shkrimin duke paraqitur Ramën si një artist që donte të transformonte kryeqyetetin:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: “Të them vafsh në djall profesori im, bashkë me kujtimet e shkollës”

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”,i ka thënë gazetës regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pasi bën këtë prezantim gazeta vë përballë edhe dy opinionet e artisëve shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht.

“I emërtuar disa herë me emra të ndryshëm në varësi të pushteteve politikë, teatri ishte mbi të gjitha “një nga ndërtesat e rralla të vjetra në Tiranë” në një qytet me planifikim urban modern, thotë artisti vizual shqiptar Adrian Paci, i cili thekson se është “i tronditur dhe i zemëruar” nga vendimi marrë nga Edi Rama.

“Unë nuk jam kundër këtij teatri të ri, por pse duhej shkatërruar i vjetri dhe pse mos ta ndërtojmë të riun diku tjetër? ” pyet Paci.

“Edi Rama ishte mësuesi im dhe shoku im, por ky shkatërrim ishte pika e fundit që derdhi gotën. Ai më detyron të mbaj një qëndrim kundër mënyrës së tij të të bërit politikë. Në fillim mbështeta projektet e tij artistike për Tiranën, por tani shoh përdorimin gjithnjë e më shqetësues të estetikës për të vendosur fuqinë e tij”, i ka thënë ai gazetës Le Monde.

Ndryshe nga Paci mendon një tjetër ish student dhe mik aktual i Edi Ramës, i cili ka qenë shpesh pjesë e projekteve të tij arkitektonike me studio të huaja. Anri Sala i ka thënë Le monde: Kjo ndërtesë do të më mungojë vërtet, por në vend të saj do të ngrihet një strukturë që do të mundësojë projekte bashkëkohore” ka theksuar ai duke shtuar më pas të njëjtat argumenta të gatshëm që përsërtit në studiot televizive edhe Artan Imami: “opozita e shfrytëzoi kauzën për qëllime politike ndërkohë që shumë prej tyre nuk kanë shkelur kurrë në teatër”.

Le Monde e mbyll shkrimin me frazën domethënëse: “Edi Rama do të ridizenjojë një kryeqytet të tërë sipas shijeve të tij”.

“Le Mondw”