Skandal në Strasburg, miratohet rezoluta për Kosovën, deputetët shqiptarë mungojnë

461
Sigal

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi Rezolutën “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës”. Dokumenti mori 115 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenime. Rezoluta u përgatit nga socialdemokrati nga Suedia Bjorn von Sydov, anëtar i Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të KiE. Deputeti socialist Taulant Balla deklaron se “në papërgjegjshmëri të plotë të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetares së tij zonjës Jozefina Topalli, qoftë në diskutimet por edhe në votimin e kësaj Rezolute për Kosovën ra në sy edhe nga deputetët e vendeve të tjera mungesa e deputetëve shqiptarë. Asnjë prej deputetëve shqiptarë nuk ishte prezent në këtë votim dhe në këtë seancë të rëndësishme”. Deputeti i opozitës sqaron se Jozefina Topalli është personi përgjegjës për këtë turp të rëndë të Kuvendit të Shqipërisë dhe mungesa e deputetëve shqiptarë është përgjegjësi direkte e saj. “Si mund të mungojë Shqipëria në një votim rezolute për Kosovën në një asamble parlamentare ku dihet edhe ndikimi i madh në numra i Rusisë, deputetë të së cilës edhe sot votuan kundër kësaj Rezolute. Vota e Shqipërisë, pra votat e deputetëve shqiptarë, nuk ka vetëm rëndësi numerike, por ajo mbart në vetvete edhe një rëndësi politike rajonale. Sot deputetët shqiptarë në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të KiE duhet të kishin bërë amendamente në tekstin e Rezolutës në mbështetje të Kosovës, por duhet të kishin ngritur zërinfortedhepër aktin barbar të heqjes së monumentit të dëshmorëve shqiptarë në Preshevë nga vandalët serbë”, nënvizoi Balla.