Eksperti i IT-së / Koncesioni i certifikatave grabiti 100 mln euro për efekt të fiskalizimit dhe firmës elektronike të 120 mijë bizneseve

47
Sigal

Eksperti i informatikës Gentjan Progni ka vijuar denoncimet këtë herë për procedurat tenderuese për të dhënë me koncesion atë që në gjuhën teknike quhet infrastruktura e çelësave publikë (PIK). Kjo infrastrukturë aktualisht përfshin dy shërbime. Ato janë certifikata digjitale për efekt të fiskalizimit si dhe nënshkrimi elektronik. Të dyja shërbimet janë të detyrueshme me ligj dhe kostoja që biznesi paguan për blerjen e tyre është 8 800 lekë ose 84 euro në vit. Sot këto para arkëtohen nga AKSHI. Mbi këtë eksperti i IT-së, Gentjan Progni tha përmes një reagimi: “Si vidhet me letra duke fryrë tenderat! Në procedurën e mëposhtme thuhet “120 000 biznese” e që këtu fillon abuzimi, sepse nuk ka pse të jenë 120 000, sepse jo çdo biznes ka kontrata me shtetin apo marrëdhënie të tilla me shtetin që t’i duhet një çelës publik autentikimi. P.sh, një ekonomiste /financiere ka disa biznese, pra asaj i duhet vetëm një çertifikatë për të gjithë! Por nuk është kjo më e rënda! E rëndë është që shuma 100 milionë euro është jashtë çdo logjike botërore të implementimeve të tilla! AZURE (foto më poshtë) që është kompani e Microsoft, të njëjtin shërbim për 20 mijë përdorues e jep për 3000 euro. Po po, 3000 euro për 20 000 PKI! Me rregull treshi në matematikë, besoj e dimë të gjithë i bie 20 000 – 3000 -> 120 000 = 50 000 euro bashkë me marzhin e fitimit! Ne e kemi proceduar 100 milionë! Pra, vjedhja është 99 950 000 euro. Një avokat të ma bëjë gati për SPAK e nesër e çoj unë!” – tha Gentjan Progni.

****