Vijon zjarri në Pishporo të Fierit, 18 zjarrfikës dhe 40 efektiv të ushtrisë ndodhen në gadishmëri

37
Sigal

Në fshatin Pishporo vijon ende të jetë aktiv vatra e zjarrit.

Prej ditës së djeshme, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha. Zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme dhe kjo ka bërë që në vendngjajre të ketë një ndërhyrje emergjente nga zjarrëfikësit dhe efektivë të ushtrisë. Në shuarjen e flakëve u angazhuan 18 zjarrëfikës dhe 40 efktiv të forcave të armatosura.

Prefekti i qarkut të Fierit Lefter Shehaj është shprehur se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter për shuarjen e zjarrit. Gjatë gjithë natës grupet e emergjencave kanë qenë të angazhuar në vendngjarje, duke punuar për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.