Tre kompani të lidhura me qeverinë kanë  marrë  mbi  87% e tenderave të e-Albanias 

139
  • Speciale nga Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë/  Sulmi kibernetik, sistemi ynë i mbrojtjes dhe paratë publike ! Indiferenca, paaftësia  apo korrupsioni u bë shkak që sistemet mbrojtëse kibernetike në Shqipëri dhe 197 mln euro para publike për sistemet digjitale, të shpenzuara në 8 vitet e fundit të kapitullojnë.
  •  Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani!   
  •  Rrëzimi i lehtë i sistemeve mbrojtëse krijon dyshime mbi mënyrën e përdorimit të 197 milionë eurove për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase,  që është një vlerë shumë herë më e madhe edhe se vendet nordike. Me këto vlera duhet të ishin blerë super sisteme mbrojtëse.
  •  Pavarësisht solidarizimit të plotë në luftën ndaj sulmit kibernetik dhe ndaj agresorëve, prokuroria të mos kërcënoj mediat por të kishte nisur me kohë  hetimet për targat, kartat dhe patronazhistët, të cilët nga kriminel të të dhënave personale u trajtuan si heronjë nga politika. Sot po vuajmë pasojat e karrigeve të deputetëve dhe militantëve  elektoral
Sigal

Sulmet Kibernetike në vend janë kthyer në një shqetësim serioz pasi është vënë në rrezik edhe siguria e shtetit pas publikimit të fundit i cili ka nxjerrë edhe dokumente të klasifikuara si sekrete. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar pëmes një publikimi në rrjetet sociale se në kohën kur ishte President i ka këkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të merren masa të forta për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe se ka marrë garanci të plotë se nuk do të kishte asnjë problem. Ndërsa ish-Presidenti Meta deklaron se kjo kërkesë e veçantë është bërë para agresionit rus ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Prokuroria ka njoftuar se do të ndjekë penalisht këdo që do të shpërndajë këto infomacione sekrete duke kërcënuar kështu drejtpërdrejt gazetarët dhe mediat të cilat po pasqyrojnë këtë situate skandaloze të krijuar edhe nga neglizhenca e shumë institucioneve përfshirë edhe shefin e qeverisë. Ishte pikërisht Kryeministri Rama I cili që në momentin kur patronazhistët publikuan të dhënat personale të qindar mijëra shqiptarëve, nuk u ndëshkuan, por përkundrazi u morën nën përkrahjen e tij. Prokuroria në fakt duhet të kishte hetuar dhe dënuar qindra patronazhistë të cilët kishin cenuar sigurinë e të dhënave pesonale në vend. Tani Prokuroria po përpiqet që të krijojë frikë ndaj gazetarëve tëcilët janë përpjekur të mbrojnë interest e qytetarëve edhe më shumë se vetë shteti I cili vetë ka abuzuar me çdo mundësi që I është dhënë që të qëndrojë I palëkundur në pushtet.

Alarmin për këtë situatë të paprecedentë e ngre edhe juristi dhe avokati Eduard Halimi. Sipas ekspertit është e qartë që ka pasur abuzim me paratë publike, pasi siguria për këto sisteme është inekzistente.

Shkrimi i plotë: Si pjesë e një ekipi, vitet e fundit, që merremi me sistemet smart dhe ato inteligjente, kryesisht në sistemet bankare dhe energjetike në Ballkanin Perëndimor, kam pasur një interesim të shtuar në lidhje me sistemet mbrojtëse kibernetike në Shqipëri dhe paratë publike të shpenzuara në 8 vitet e fundit.

Në vijim të informacioneve të marra dhe të përcjella në komunikimin publik, kam kërkuar verifikim të shtuar ndaj AKSHI-t nëpërmjet 20 pyetjeve, sipas shkresës bashkëlidhur.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, mund të arrijmë lehtësisht në 6 konstatime:

  1. Është e dukshme se sistemet tona digjitale, jetike për vendin, pasi u bënë objekt sulmesh kibernetike, u rrëzuan lehtësisht!
  2. Sipas dokumenteve të mbledhura deri më tani rezulton se qeveria ka investuar 197 mln euro për sistemet digjitale, shifër kjo shumë herë më e madhe edhe se vendet nordike për numër përdoruesish!
  3. Ka dyshime se sulmet ende nuk kanë përfunduar dhe vijojnë edhe sot të publikohen të dhëna, përfshi dhe të ish-numrit 1 të Policisë së Shtetit, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
  4. Sistemet e mbrojtjes sonë kibernetike dyshohet se janë ndërtuar jo me kompani të specializuara ndërkombëtare, por me kompani të lidhura ngushtë me politikën aq sa 87% të fondeve i kanë marrë vetëm 3 kompani!
  5. Mbrojtja kibernetike është e rëndësishme për vendin dhe për sistemet, por ka dyshime se AKSHI nuk ka fare një departament për këtë mbrojtje kibernetike dhe mungojnë certifikimet ndërkombëtare të sistemeve mbrojtëse.
  6. Rrëzimi i lehtë i sistemeve mbrojtëse krijon dyshime mbi mënyrën e përdorimit të 197 milionë eurove për blerjen dhe ndërtimin e sistemeve nga kompani vendase. Me këto vlera duhet të ishin blerë super sisteme mbrojtëse. Krijohen dyshime të arsyeshme se certifikimi i këtyre sistemeve mbrojtëse, nëse ekzistojnë, nuk është kryer nga ndonjë kompani ndërkombëtare.

Pavarësisht solidarizimit të plotë në luftën ndaj sulmit kibernetik dhe ndaj agresorëve, pa as më të voglin dyshim, sistemet super të shtrenjta duhen audituar urgjentisht, për t’u parë certifikimi i tyre, por edhe përdorimi i parasë publike të shpenzuar për këto sisteme.

 

Bllokimi i sistemit fut në kolaps shërbimet e gjendjes civile në disa qytete dhe fakultete

Zyrat e gjendjes civile kanë ndaluar së funksionuari në shumë qytete të vendit, duke përfshirë Lezhën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin dhe Vlorën. Më të prekur janë emigrantët, ku si pasojë kanë shtyrë ditët e largimit nga mungesa e shërbimeve, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.

Në Durrës sistemi online i gjendjes civile është jashtë funksionit. Ndërsa po punohet për rikthimin në punë të sistemit, në sportelet e gjendjes civile nuk ofrohet shërbim për qytetarët e interesuar për dokumentacion, që lidhet me ndarjet, vdekjet, martesat e të tjera shërbime të nevojshme që ofrohen në sportele për qytetarët.

Në Lezhë dhe Elbasan gjithashtu ka pasur mungesë të sistemit, ku qytetarët nuk po marrin shërbime.

Edhe zyrat e gjendjes civile dhe ALEAT në Shkodër janë jashtë funksioni. Punonjësit thonë se sistemi nuk funksionon prej pak orësh dhe qytetarët nuk mund të marrin shërbimin e kërkuar. Në zyra, janë vendosur edhe tabelat informuese për qytetarët ku thuhet: Nuk funksionon sistemi.

Sistemi e-albania ende nuk i është rikthyer normalitetit pas sulmit kibernetik. Aso kohe përkatësisht në muajin korrik problem ishte mos ofrimi i të gjitha shërbimeve publike online po vështirëson sidomos punën e bizneseve dhe shkollave. Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, nuk po regjistroheshin dot, gjë që detyroi Ministren e Arsimit që afatin e regjistrimeve ta shtyjë deri në një datë të pacaktuar. Mesa duket pasojat do të ndihen edhe në stade më të larta të arsimit, siç janë universitetet. Telegraf mësoi që si pasojë e sulmeve, janë fshirë të dhënat nga sistemi, dhe nuk i dispomojnë të gjitha vitet. Kjo lë hapësirë të flitet për manovra që mund të bëhen në kriteret e vlerësimit, mesataren e studentëve, zhdukjen e notave e shumë manovra të tjera klienteliste në diploma.