Endrit Braimllari takim me gratë në Korçë: Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë dhe e gruas.

266
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Endrit Braimllari, së bashku me kandidatet për deputete të LSI në Qarkun e Korçës, kanë zhvilluar një takim me gratë e këtij qytetit.

“Entuziazmi i tyre i jashtëzakonshëm dhe puna e palodhur e çdo nëne korçare për të mbështetur LSI është garancia për një fitore spektakolare. Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë dhe e gruas.”,- shprehet Braimllari me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë

Bashkë me Brunën, Suelën, Joridën, Ismeraldën dhe Brisin, zhvilluam një takim me gratë në Korçë.
Entuziazmi i tyre i jashtëzakonshëm dhe puna e palodhur e çdo nëne korçare për të mbështetur LSI është garancia për një fitore spektakolare.
Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë dhe e gruas.
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj