Ministrat e Ramës jetojnë si sheikë, shqiptarët në çadra pa bukë dhe ilaçe

236
Sigal

Kur Shqipëria ishte e goditur nga tërmeti dhe pandemia, ministrat e Rilindjes shpenzonin miliarda për fluturime. Zbardhen faturat e avionëve, ku vetëm ish-ministri Cakaj shpenzoi 300 milion lekë për 1 vit dhe 5 milion e 800 mijë lekë vetëm për 1 biletë, ndërsa ministrja e Financave ka paguar 1 milion lekë për 1 natë hoteli. Në 8 vite, Rilindja ka shpenzuar mbi 1.3 miliard euro për luksin e zyrave dhe 190 milion euro për punësimet e militantëve para zgjedhjeve të 25 prillit

/Gazeta TELEGRAF

 Ministri Cakaj 300 milionë lekë për bileta avioni. Vetëm 1 biletë avioni i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 5 milionë e 800 mijë lekë…

Ministri i Ramës 300 milionë lekë bileta avioni brenda 1 viti. Ja faturat e ministrave, që kanë fluturar me avion jashtë vendit në kohë pandemie 5 milionë

Viti 2019, nuk ka qenë kulmi negociatave dhe takimeve diplomatike më të rëndësishme për Shqipërinë, e megjithatë udhëtimet e ish-ministrit Gent Cakaj dhe stafit të tij i kanë kushtuar vendit 300 milionë lekë të vjetra. As 2020 nuk qe e tillë. Megjithatë problemi nuk qëndron tek udhëtimet e shpeshta, por mos përputhja e çmimeve të biletave që krahasuar me çdo ministri tjetër janë 3-fish më të kripura. Aq më tepër që këto bileta të ish-ministrit në detyrë Cakaj dhe stafit janë blerë si bileta të klasit ekonomik, por që realisht për nga vlera nuk rezultojnë aspak si të tilla. Investigimi i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore zbulon se si gjatë dy viteve që mbajti postin e ministrit në detyrë në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kryer 49 udhëtime në total, së bashku me stafin më të ngushtë. Fatura që u pagua për itinerarin intesiv kushtoi 29,959,255.00 lekë të shpenzuara vetëm për biletat e udhëtimeve ajrore. Ajo që bie në sy në këto udhëtime, është fakti se shumë nga biletat janë paguar me çmim dyfish, trefish dhe ka edhe raste kur janë paguar me katërfishin e çmimit të tyre, për klasin ekonomik që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme këmbëngul se i përkasin. 

Bileta të kripura

Destinacioni më i frekuentuar nga ish ministri lidhet me udhëtimet përtej oqeanit. Në dukje udhëtimi është kryer me klasin ekonomik, së paku e tillë është blerë bileta, por pavarësisht këtij klasifikimi bileta është blerë më shtrenjtë se sa një biletë e klasit biznes. Investigimi i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore zbulon konkretisht se tri bileta drejt Ëashingtonit, një për ish- ministrin Cakaj dhe dy të tjera për anëtarët e stafit të tij u paguan nga Ministria e Jashtme me 1,750,002.00 lekë. Këto bileta i përkasin klasit ekonomik me nisje më datë 20 dhe kthim në datë 28 qershor të 2020. Kjo vizitë e ish ministrit Cakaj sipas MEPJ duhej mbajtur në SHBA me fokus takimet me përfaqësues të DASH. Delegacioni përbëhej nga tre persona. Pra, praktikisht, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pagoi vetëm për udhëtimin më tepër se 5 milionë e 800 mijë lekë të vjetra, për një biletë avioni të klasit ekonomik. Në një tjetër udhëtim nga Tirana në Ëashington të ish-ministrit Cakaj dhe tre personave të tjerë, staf të tij, nga 1 deri në 5 Prill të 2019, është paguar nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, një shumë prej 1,291,752.00 lekë ose 322,938.00 lekë për biletë individuale. Edhe për këtë udhëtim, në përgjigjen zyrtare, Ministria thotë se është kryer me bileta të klasit ekonomik. Ministri Cakaj, së bashku me dy shoqërues të tjerë të tij udhëtuan drejt Ëashingtonit nga Tirana më 4 shkurt për të marrë pjesë në takimin për koalicionin global Anti-ISIS. Kostoja e këtyre biletave, me datë kthimi në 8 shkurt të 2019 është 843,750.00 lekë. Sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ish- ministri dhe dy shoqëruesit e tij në këtë udhëtim kanë udhëtuar përtej oqeanit në klasin ekonomik me një vlerë për biletë individuale prej 281,250.00 lekë. Vizita e raportuar nga datat 16 deri më 21 tetor 2019 kishte në fokus takimin vjetor të Guvernatorëve të Bankës Botërore. Në përpjekje për të sqaruar se sa kushton një biletë nga Tirana drejt Ëashingtonit, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore përdori kayak.com, një motor kërkimi për biletat e avionit. Në pamundësi për të parë se sa kushtonte një biletë në datat konkrete që ish-ministri dhe stafi i tij i blenë për të udhëtuar drejt SHBA, kërkimi u përqëndrua tek pyetja sa kushton një biletë e klasit ekonomik në kohën e investigimit. U përdorën të njëjtat kritere si diferenca e ditëve mes nisjes dhe kthimit, por edhe u kërkua biletë e klasit ekonomik, sikurse ajo e ish ministrit dhe stafit të tij. Nga kërkimet e bëra, rezulton se një biletë e klasit ekonomik nga Tirana drejt Ëashingtonit, kushton më e lira 1215 dollarë, ndërsa bileta me e shtrenjtë për klasin ekonomik është me vlerë 1758 dollarë.  E konvertuar në valutë vendase, bileta është e barasvlefshme me 181,356.69 lekë. Por për Gent Cakaj nuk ishte jo ekonomike vetëm Amerika. Ai ka udhëtuar sikur të kishte përdorur biznes klas me një biletë ekonomike edhe në Evropë. Udhëtimi u krye në Bruksel. U blenë dy bileta, një për ish ministrin dhe një anëtar të stafit. Me nisje më 17 mars dhe kthim në 19 mars të 2019 u paguan 245,448.00 lekë. Pra, 122,724.00 për një biletë individuale vajtje-ardhje. Udhëtimi është bërë për të marrë pjesë në konferencën me titull “Nato at seventy- post ëar…”. Por nga kërkimi i Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore sërisht zbulohet se një biletë e klasit ekonomik drejt Brukselit për një qytetar shqiptar dhe për këdo që udhëton me një biletë të tillë, kushton 415 dollarë për person dhe 830 dollarë për dy persona. Rrugëtimi tjetër që ndërmori Gent Cakaj çoi atë në Romë. Më 18 shtator të 2019 ish- ministri në detyrë Gent Cakaj së bashku me dy persona të tjerë mbërritën në Itali mbasi kishin shpenzuar për blerjen e biletave shumën prej 249,000.00 lekësh në total me një vlerë prej 83,000.00 lekë për një biletë vajtje ardhje. MEPJ thotë se janë të klasit ekonomik. Të gjitha biletat të cilat janë blerë nga MEPJ për udhëtime të ish- ministrit në detyrë dhe stafit të tij shoqërues, janë të pasqyruar në tabelën e mëposhtme dhe si mund të shihet, të gjitha janë të klasit ekonomik. Megjithatë çmimet me të cilat janë blerë, rrallë e pasqyrojnë një gjë të tillë.

Dy ministra të Brendshëm në tre vite më pak shpenzime se MEPJ

Prej marsit të 2017 e deri në nëntor të 2018, kohë kur la edhe detyrën, ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas Ministrisë së Brendshme ka kryer 14 udhëtime jashtë vendit, ku shpenzimet për bileta kanë një kosto prej 1,247,616 lekësh. Gjithashtu shpenzimet për bileta avionit për ish- ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë 1,331,743 lekë, vlerë kjo e cila ka shërbyer për blerjen e 16 udhëtimeve. Ndërkohë kostoja e biletave të avionit për kabinetin e Ministrit të Brendshëm prej Marsit të 2017 deri në Nëntor të 2018 ka qenë 1,986,983 lekë, ndërsa prej Nëntorit të 2018 deri në Dhjetor të 2020, kabineti i Ministrit të Brendshëm ka shpenzuar për bileta avioni për 19 udhëtime të kryera 1,212,109 lekë. Këto të dhëna deklarohen zyrtarisht nga Ministria e Brendshme. 

Edhe ministrja e Financave: 755 euro për 1 natë hoteli

Nuk mbetet pas për biletat e kripura edhe ministrja Anila Denaj, që  nga marrja e detyrës, ka kryer 19 udhëtime deri në fund të vitit 2020. Mes tyre evidentohet blerja e një bilete avioni drejt Francës. Vizita zyrtare u krye në 13 tetor 2020 dhe Ministria e Financave pagoi për këtë biletë 1197 euro.  Nga ana tjetër mes shpenzimeve të ministres vërehet fatura prej 755 euro, për një natë fjetje në Kroaci, ku Denaj qëndroi për një vizitë dy palëshe.

KLSH: 7,2 miliardë euro të shpërdoruara, i barabartë me borxhin në 8 vite të qeverisjes së Rilindjes. 

Tenderat e  luksit në 8 vite të qeverisjes së Rilindjes kapin shifrat e 1.3 miliardë euro në total

Në 8 vitet e qeverisjes, Rilindja Socialiste nuk ka realizuar asnjë premtim elektoral, nuk ka sjellë asnjë investim strategjik të huaj, përveçse projekte 3D të kryeministrit Rama, që asnjëra nuk është realizuar, pavarësisht se kryeministri Rama u ka prerë  disa herë shiritin e fillimit të inagurimeve këtyre projekteve 3D, është shtuar papunësia, nuk janë rritur rrogat dhe pensionet, kur çmimet janë rritur disa herë,  është rritur skajshëm varfëria e shqiptarëve, ku treguesi më e qartë është shpërngulja masive e 550 mijë shqiptarëve nga Shqipëria dhe, ndërkohë, vendi unë zë vendin e parë për numrin e azilkërkuesve ekonomikë në Europë, duke ia kaluar edhe vendeve që janë në konflikt lufte, sikurse sirianëve. Borxhi i Shqipërisë është rritur  në mbi 83 %, nga 63 % që ishte në 2013.

Mbi 3000 mijë koncesione dhe tenderime në 8 vite

Qeveria e Rilindjes, në 8 vite ka kryer mbi 3000 koncesione dhe tenderime, shumica e tyre pa asnjë transparencë, por me prokurime të drejtpërdrejta dhe me tenderime tepër sekret, përfituesit e të cilëve kanë qenë pak oligarkë, të cilët janë denoncuar si klientë ekonomikë të qeverisë.  Në nivel numër prokurimesh janë kryer 5200 prokurime sipas  analizës së vitit 2019, është prokuar një vlerë totale prëj 646 milionë eurosh. Por viti 2020 me të njëjtin numër prokurimesh e ka mbyllur bilancin e vet me 1.1 miliardë euro të prokuruara, pra një diferencë gati 500 milionë euro.

Miliarda euro të dhëna në pak duar oligarkësh

Në fakt mund të justifikohen dhe me faktin që ka qenë tërmeti dhe pandemi, por po u  japim disa fakte, fakte të cilat janë zyrtare dhe që qytetarët mund t’i verifikojnë. Në lidhje me tërmetin janë  lidhur kontrata në vlerën e 220 milionë eurove, gjatë vitit 2020. Janë një sërë procedurash të tjera sepse deri tani është shpallur diku te rreth 500 milionë euro tendera që lidhen me tërmetin, por kontrata të lidhura në vitin 2020, i cili ishte dhe objekti i analizës janë 220 milionë euro, që është gati 20% e vlerës, që do të thotë shumë shumë pak krahasuar me vlerën totale të prokuruar.

Synimi i qeverisë: Jo mbrojtja e qytetarit shqiptar, jo përballimi i pandemisë

Çfarë ndodh, nga ana tjetër ? Shqipëria sikursë gjithë bota u përballëm më pandeminë në vitin 2020 dhe shifrat tregojnë qartë, që synimi i qeverisë nuk ka qenë kurrsesi mbrojtja e qytetarit shqiptar, përballimi i pandemisë me kosto sa më të ulët jetësore dhe shëndetësore. Kjo për faktin se vetëm 1.7% e vlerës totale të prokuruar, vetëm 18 milionë euro ka shkuar për përballimin e pandemisë dhe këtu në analizë nuk përfshihen vetëm blerja e barnave, dmth gjithmonë barna Covid, asnjë lloj barne tjetër flasim vetëm për pjesën e pandemisë. Nëse analizojmë situatën dhe vlerat na rezulton se vetëm 1.7% e vlerës totale ka shkuar te pandemia, pra nuk mund të justifikohet ai 1.1 miliardëshi me covid-in apo me tërmeti, sepse kanë shkuar pafund tendera me objekte të pafundme, gjithmonë në funskion të fuqizimit, të personave të afërt me Kryeministrin, të afërt me Kryetarin e Bashkisë, sepse të gjithë e dinë që 2020 është një vit paraelektoral.

Ende shqiptarët flenë në çadra, miliardat euro për lukse të qeverisë

Çfarë ndodh tjetër,  ajo që ka ndodhur gjithmonë pavarësisht se 2020 u shoqërua nga tërmeti dhe nga pandemia, tashmë kemi edhe përmbytjet, ku ende sot e kësaj dite kemi akoma familje të cilat janë të zhytura në ujë edhe në baltë në mes të të ftohtit. Një pjesë tjetër janë ende në çadra plastike, pasi 190 milionë euro kanë shkuar për tendera luksi si : Zyra, godina, makina, automjete nga më luksozet, prodhimet e 2020-ës me 0 kilometra, jashtëzakonisht luksoze në kushtet ku ne ndodhemi, në kushtet ku 30 mijë biznese kanë ulur qepenat, qytetarët janë të papunë, të rinjtë largohen nga vendi, të gjitha këto vetëm për 2020 i cili duhej të ishte viti që të mos kishte shpenzime luksi, madje madje edhe organizmat ndërkombëtare e kanë detyruar, i kanë rekomanduar qeverisë shqiptare, që të minimizojë në maksimum shpenzimet operative, shpenzimet e luksit, sepse prioritet duhej të ishte shëndetësia dhe në rastin konkret të paktën për Shqipërinë, tërmeti. Duke e çuar vlerën e tenderave të luksit në 1.3 miliardë euro në total, pra në 8 vite 1.3 miliardë euro kanë shkuar nga taksat tona për tendera luksi gjë që eshtë e paprecedentë është e pafalshme.

Vetëm në vitin 2020 janë harxhuar plot 1 milionë euro për bileta udhëtimi

Dhe më e çuditmshja është se gjatë periudhës së karantinës janë harxhuar plot 1 milionë euro për bileta udhëtimi të cilat nuk dihen si pse dhe për çfarë kanë fluturuar të cilat janë vetëm udhëtimet zyrtare pa llogaritur, çarterat të cilat nuk publikohen pasi janë sekrete. Vitin 2020,  nga tenderat kanë përfituar plot 180 milionë euro, madje madje krahasuar me vitin 2019 kanë përfituar, 45 milionë euro më tepër.

Ja tenderat për 4 vitet dhe shuma  për vitin paraelektoral të zgjedhjeve të 25 prillit

Në vitin 2016 është hapur gara për 110 milionë euro.
Në vitin 2017 është hapur gara për 50 milionë euro
Në vitin 2018 është hapur gara për 120 milionë euro
Në vitin 2019 është hapur gara për 85 milionë euro.
Ndëra në vitin 2020 është hapur gara për 505 milionë euro.

 KLSH: 7,2 miliardë euro të shpërdoruara

Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar, buxhet të vjedhur, që është një shifër e frikshme. Pra kjo shumë është e barabartë me borxhin që qeveria e Rilindjes ka marrë nga viti 2013 deri në 2020. Absolutisht, niveli i luksit dhe korrupsionit të qeveritarëve të sotëm, të këtyre 8 viteve në fakt është realisht i frikshëm, ndërkohë që 40% e qytetarëve shqiptar, mezi mbyllin vaktin

 Kryeministri miliarder bën lypsin glogal

Lypsi global në fakt është një miliarder, sepse nqs i referohemi raportit të OSBE-së, të para pak viteve, lypsi global në bazë të këtij raporti rezulton me një pasuri 200 milionë euro. Është një raport i OSBE-së, i organizatës të cilës ai e drejtoi para pak kohësh. Është pikërisht ky Kryeministër që del e bën lypsin, ndërkohë që për zyrën e tij dhe rikostruksionin e Kryeministrisë me një kontratë sekrete, harxhon 3.7 milionë euro. Dhe u pa para disa kohësh në një emisionin televiziv ku ai prezantonte lukset e Kryeministrisë të rikonstruktuar me taksat tona.

 

162 milion euro vetëm për kontratat e përkohshme të punës, në këmbim të votës

Dje kryeministri Rama  deklarojë se kemi investuar miliona euro për sistemin e-albania. Por nëse është investuar një shumë e tillë marramëndëse , kjo do të thotë se duhej të ulej numri i të punësuarve në administratë pasi qytetarët e kryejnë shërbimin në formën e vet-shërbimit. Madje për këtë qytetarët kanë shpenzuar për pajisjet elektronike, telefonat, pagesat mujore të internetit etj. Atëhere lind pyetja: Përse duhet dyfishuar administrate publike në kohën e fushatës elektorale me punësimet provizore? Përgjigja është e  thjeshtë. Për të përfituar vota.

Ja faktet:

Kontratat e përkoshme të punës kanë një kosto prej 70 milionë eurosh në buxhetin e shtetit,  ndërsa ato në qeverisjen lokale që u trumbetua se reforma territoriale do të ishte një mënyrë për të ulur numrin e punëtorve të administratës, faktet tregojnë se kemi një shtim prej 8100 pozicionesh në qeverisjen vendore, e cila reflektohet në buxhetin e shtetit me një kosto prej 92 milionë eurosh, pra vetëm për këto vendet e punës që kemi hapur tani kemi një reflektim në buxhetin e shtetit prej 162 milionë eurosh, për efekte elektorale. Por  blerja e votave nuk po parashikohet që të zhvillohet vetëm me prokurorime publike, vetëm në datën 21 janar është publikuar një Vendim i Këshillit të Ministrave, për hapjen e 2848 vende pune me kontrata të përkohshmë, kryesisht sanitarë dhe specialistë, që janë absolutisht vende pune vetëm e vetëm për të ndikuar te vota, vetëm e vetëm për të vjedhur zgjedhjet e për të ndikuar në votim, janë një mënyrë për të blerë vota, duke çuar vetëm në vitet e fundit 28 vendime të VKM-së për 16,640 vende pune të përkoshme.