Edlira Çepani: Si i përdorin paratë publike partitë në fushata?  

709
Sigal

 

Edlira Çepani – Rrjeti Kombëtar i Grave “Barazi në Vendimmarrje”:

Informimi i qytetarëve për procesin zgjedhor, veçanërisht për mënyrën e votimit nuk ka filluar ende për fat të keq. Afishimi i listave ende nuk ka ndodhur, gjithashtu dhe emrat e kandidatëve. Qytetarët duhet të dinë gjithçka për alternativat që do të votojnë. Vota është fuqia më e madhe që qytetarët kanë në dorë në një sistem demokratik. Nevojitet një studim i financave të partive politike, për të parë se si janë përdorur paratë publike në raport me zgjedhjet dhe se cili ka qenë aksesi i kandidatëve në to.

Do të ngremë zërin me forcë përballë çdo padrejtësie dhe shkelje ligji që do të konstatojmë në procesin elektoral. Vota është e shenjtë që duhet përdorur dhe mbrojtur në mënyrën e duhur. Jemi në një udhëkryq, ndaj ajo që mund të bëjmë si shoqëri civile është të monitorojmë me kujdes procesin dhe të informojmë për gjithçka qytetarët.