Prof. Dr. Kristaq Kume: KQZ-ja me vendimmarrjet e saj, po minon procesin zgjedhor të 25 prillit

346
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mosgjykimi dhe mos ndëshkimi i konsumuesve të veprave penal, që lidhen me shkeljen e legjislacionit zgjedhor, janë shërbimi më i keq që SPAK i bën zhvillimit të demokracisë

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh mendimin se fletëvotimi në 25 prill 2021 duhet të jetë sa më e thjeshtë, pasi votuesi e ka marrë vendimin për kë do votojë, si për subjektin zgjedhor, edhe kër kandidatin për deputet. Eksperti i çështjeve zgjedhore, zoti Kume, kritikon vendimet e KAS që rrëzojnë gjobat e KQZ-së, duke theksuar se këto janë vendime politike që rrezikojnë procesin zgjedhor. Prof. Kume, pohon se SPAK zhgënjeu, që nuk dënoi krimin zgjedhor e kjo përbën një alarm, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, se ato sërish mund të manipulohen e krimi zgjedhor të mos ndëshkohet.

Ja intervista e dhënë për telegraf.al :

– Prof. Kume, ka një debat publik midis mazhorancës dhe opozitës si duhet të jetë fletë votimi. Me numra apo me emra kandidatësh..Ju çfarë mendimi keni?

– Fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe lehtësisht e administrueshme prej votuesit dhe grupeve të numërimit dhe vlerësimit të votave. Fleta e votimit është vetëm një instrument me anën e të cilit zgjedhësi realizon vendimin e tij për të mbështetur partinë që dëshiron ta përfaqësojë. Votimi me listë të hapur i jap mundësi zgjedhësit që të jap votën e tij parapëlqyese për një nga kandidatët e listës së partisë, që ai mbështet. Për të dy votat, për subjektin dhe për kandidatin që parapelqen, vendimin zgjedhësi, si rregull, vendimin e ka marrë përpara se të shkojë në dhomën e fshehtë për të votuar.  Për këtë arsye theksova se fleta e votimin është vetëm instrument me të cilin votuesi shpreh vullnetin e tij. Përmbajtja e fletës së votimit e ka të pamundur të ndikojë në vullnetit e zgjedhësit, kur ai voton. Qartësia dhe plotëshmëria në informacionin që peërmban fleta e votimit janë të nevojshme vetëm për t`i dhënë mundësinë zgjedhësit të votojë dhe teë zgjedhë sipas vendimit që ai ka marrë. Fleta e votimit duhet të konceptohet e tillë që mundësitë për pavlefshmëri të saj të rrjedhuar nga veprime të paqëllimshme të jenë sa më të vogla.  Votimi me lista të hapura zbatohet për herë të parë në vendin tonë. Ndaj dhe janë të natyrshme diskutimet për mënyrën se si duhet të konceptohet fleta e votimit. Ndërkohë duhet të theksohet se ky diskutim është i mbingarkuar edhe prej faktit se, ndryshimet kushtetuese dhe Kodi aktual Zgjedhor, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicioneve,  ku çdo parti pjesëtare të ketë edhe listën e saj të kandidatëve. Kjo bën që partitë, që vendosin të garojnë në koalicion, për të zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur efektin negativ për to, që rrjedh nga fakti se kandidatët e tyre do të garojnë nën siglen e partisë drejtuese të koalicionit, të kërkojnë zbutjen e këtij efekti, duke përdorur për këtë qëllim përmbajtjen e fletës së votimit. Kjo është kërkesë dispropocionale në raport me qëllim qeë ka fleta e votimit. Si dihet, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka iniciuar një proces konsultimi për mënyrën se si duhet të hartohet fleta e votimit. Konsultimi vetëm të mira ka por, në asnjë rast nuk duhet të bëhet shkak për diskutime pafund dhe as të përdoret si mundësi për propogandë elektorale. Ndërkohë është vendi të theksohet se nuk jemi ne të parët që po zbatojmë një mënyrë të tillë votimi. Kështu votohet përshembull, edhe në Kosovë. Fleta e votimit atje përmban emërtimet dhe siglat e të gjithë subjekteve zgjedhore dhe, në krah të saj janë vendosur 120 numra që ju korespondojnë 120 kandidatëve në listat shumëemerore të këtyre subjekteve. Me këtë fletë votojnë zgjedhësit në Kosovë. Votojne per subjektin dhe kanë të drejtë të japin votën parapëlqyese për deri në pesë kandidatë. Megjithë këtë numri i fletëve të pavlefshme nuk ka qenë problem dhe as zgjedhësit nuk janë ankuar për vështirësi në votim. Kjo përvojë, jo shumë larg nga ne, nuk ka pse të mos konsiderohet si prioritare në përzgjedhjen   e mënyrës se si do të hartohet fleta e votimit. Një fletë e tillë votimi arrin ta plotësojë misionin e saj dhe në ratsin tonë edhe me më pak shanse për probleme me pavlefshërinë,sepse, numri i kandidatëve në listat shumëemërore është maksimumi 36 (njësia zgjedhore, qarku Tiranë) dhe zgjedhësi ka të drejtën vetëm për një votëe parapëlqyese.

Bën përshtypje që KQZ dënon zyrtarë dhe persona që shkelin Ligjin Zgjedhor, ndërkohë, KAS ka çfuqizuar çdo gjobë të KQZ ndaj zyrtarëve, por jo ndaj atyre të opozitës. Kjo sjellje a dëmton imazhin e procesit Zgjedhor?

– Pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Keshillin politik për reformën zgjedhore ishte edhe forcimi i legjislacion të për parandaluar përdorimin e burimeve publike në mbështetje të fushatës zgjedhore (neni 91) dhe i veprimtarive të institucioneve publike gjatë fushatës (neni 92). Ky zhvillim legjislativ u konsiderua si një arritje që premtonte të kishte efekte të ndjeshme në sjelljen e subjekjeve zgjedhore dhe institucioneve gjatë fushatës zgjdhore. Në Kodin Zgjedhor dhe në udhëzimin e miratuar nga Komisioni Rregullator i KQZ janë të detajuar kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësohen për respektimin  e këtyre dispozitave të Kodit zgjedhor. Aty janë përcaktuar edhe sanksionet përkatëse për shkelësit e tyre. Në zbatim të këtij legjislacioni të ndryshuar, pas denoncimeve të bëra, Komisioneri shtetëror dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve janë vënë në veprim. Duke ju referuar mënyrës se si këto denoncime  janë trajtuar dhe vendimet që janë marrë për shkelësit e denoncuar, pa dashur fare të futem në cilësinë dhe bazueshmërinë e mënyrës se si ato janë gjykuar dhe si është vendosur për to, e shoh të udhës të theksoj se, deri sot, jemi larg pritshmërive të parashikuara për efektet e këtyre ndryshimeve të bëra në Kodin zgjedhor. Në veçanti KAS, me vendimmarrjet e tij deri sot nuk ka kontribuar për realizimin e këtyre pritshmërive. Ky organ të jep ndijësinë e  KQZ-së së mëparshme. Është dashur, për mendimin tim që, qoftë edhe vetëm për të përcjellë mesazhin për ndryshim, KAS t`i trajtonte dhe të merrte vendime në mbështetje të vendimeve të Komisionerit shtetëror. Procesi zgjedhor nuk ka nevojë për vendime që nxitin perceptimin se sjellja e komisionerëve nuk ka ndryshuar. Si dihet anëtarët e KAS janë në detyrë, sepse kjo ishte zgjedhja e partive politike. Kështu jane edhe anëtartet e Rregullatorit por, ndërsa Rregullatori nuk merr dot vendime pa dakortësinë të paktën 4 anëtarëve, KAS i merr vendimet edhe me tre vota. Dhe vendimet e marra deri sot nga ky organ përcjellin faktin se anëtarët e tij janë aty pse kështu vendosën partitë.

– Prof. Kume, SPAK, në gjykimin e dosjes 184 pranoi që është kryer krim penal zgjedhor, por vendosi të mos dënojë zyrtarë e deputetë që kryen krimin penal, ngaqë kanë kaluar afatet kohore. Ju si e intepretoni këtë vendimmarrje?

– Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mëdha dhe me komplekse që zhvillohet në shoqerinë  tonë në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Më shumë se sa nga vetë shqiptarët, nga klasa  politike e vendit,  kjo reformë është rezultat i kërkesave këmbëngulese dhe angazhimit të madh të faktorit ndërkombëtar, në veçanti SHBA dhe BE. Pas më shumë se gjashtë vjetë, sëfundi institucionet që parashikohen të ngrihen dhe të funksionojnë si produkte të kësaj reforme, përjashtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, tashmë kanë kapacitetet e nevojshme për të kryer detyrat që ligji ju ngarkon.  SPAK është një prej këtyre institucioneve. Duke patur parasysh, nga njëra anë se korrupsioni është një ndër problemet më të  mëdha me efekte më negative në të gjithë jetën e vendit, në ecurinë e përpjekjeve tona për t`u zhvilluiar si shtet i të drejtës, shtet ligjor dhe si shoqëri, ku inisiativa e lirë është thelbësore dhe nga tjetër faktin se  SPAK është institucioni kryesor i pushtetit gjyqësor që duhet të luftojë këtë fenomen, evidentohen lehtë pasojat që sjell sjella e këtij institucioni ndaj plotësimit të detyrës. Në kuadër të reformës zgjedhore është shpenzuar energji jo e vogël dhe është konsumuar vullnet i konsiderueshëm për klasifikimin e shkeljeve të legjislacionit zgjedhor si vepra penale. Së fundi këto vepra janë emërtuar Korrupsion zgjedhore dhe, si të tilla janë objekt i trajtimit nga SPAK. Ky është një zhvillim premtues dhe i shumë kërkuar në se i referohemi realiteti me të cilin përballen, jo rrallë, proceset zgjedhore në vendin tonë. Por, që të jap  efektet që synohen, është e domosdoshëm që SPAK të shkëputet dhe të imunizohet nga  efektet e fenomeneve dhe mënyrave të sjelljes në vendimmarrje, si ato që ishin të shpeshta organet gjyqësore të parareformës. Ligji në asnjë rast nuk mund të arrijë “t`i mbyll të gjitha shtigjet”. Përherë ka mundësi që të keqperdoret si edhe më parë është keqpërorur. Përherë mund të veprohet për ta bërë të paveprueshëm ligjin, sidomos  kur për të janë të interesuar aktorë të rëndësishëm, si janë pushtetmbajtësit. Se ndodhte një gjë e tille ndaj edhe u kërkuar, veç shumë arsyeve të tjera, që pushteti gjyqësor të reformohet. Të ndodh prapë një fenomen i tillë është shumë më tepër se dështim i një reforme. Ndaj dhe nuk ka asnjë arsye që SPAK të justifikojë mos veprim me arsyetim se afatet kohore e pamundësojnë veprimin e mëtejshëm proceduarial. Mosgjykimi dhe mos ndëshkimim i konsumuesve të veprave penal, që lidhen me shkeljen e legjislacionit zgjedhor, janë shërbimi më i keq që SPAK i bën zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, përpjekjeve dhe aspiratave të shqiptarëve për të jetuar si gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Europës.

– Nëse protagonistët e krimit zgjedhor, sipas dosjes 184 dhe 339, që janë ministra e deputetë, nëse nuk dēnohen nga drejtësia, a ka garanci për zgjedhjet e 25 prillit?

– Mos ndëshkimi i konsumuesve të veprave penale që lidhen me shkeljen e legjislacionit zgjedhor, pavarësisht se cilët janë, por akoma edhe më shumë, kur ata janë drejtues dhe pushtetarë të rëndësishëm qendror ose vendor, e kthen në të kundërtën e saj gjithçka është bërë me ndryshimet e miratuara në Kodin zgjedhor dhe legjislacionit për prokurorinë dhe SPAK. I pandëshkuari bëhet shumëfish më i rrezikshëm. Shumëfish bëhen edhe pasojat negative që shkakton sjellja e tij për të gjithë procesin zgjedhor, për zgjedhësit dhe kredibilitetin e institucioneve që del nga procesi zgjedhja. Mosndëshkimi i tij është i barazvlefshëm me goditjen në thelbin e vetë demokracisë – realizimin e zgjedhjeve në pëputhje dhe në zbatim të standardeve për zgjedhje demokratike dhe  me angazhimet e OSBE-së.

– Faleminderit!