Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Rilindin” ide në kohë kolere

302
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rilindin IDE në kohë kolere!

Në mesin e muajit shkurt bota perëndimore u trondit me shfaqjen e Covid 19 në Itali. Shqetësimit të shqiptarëve i’u përgjigj kryeministri më 25 shkurt me këshillën: “mos u shqetësoni, jemi gati”, – kur në farmaci mungonin doraçkat dhe maskat e çmimi tyre u shumë fishua.

Kryeministri e mbajti atë qëndrim, mesa u kuptua, se çuditërisht e çmendurisht në fillim marsi do zhvillohej Kongresi i Partisë. Kolera kishte plasur, PS mbajti Kongresin Elektoral, nga buruan edhe idetë të çuditeshme, e u morën vendime po të atilla. Më 1 mars Krye Rilindasi urdhëroi, që partia në të gjitha nivelet do të bashkëdrejtohet nga një femër e një mashkull, administrata do shkrihet, po nuk u siguruan 800 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe më befasues ishte idea gjeniale, se në “Shqipëri do të bëhet amnistia financiare, edhe sikur gjithë bota të jetë kundër”!

Këto vendime merreshin në “kohë kolere”, por kryeministri nuk e pranonte se covid-19 kishte rrezik për shqiptarët, madje më 3 mars, kur Kryetari i Shtetit organizoi tubimin në “mbrojtje të Kushtetutës”, ai e kritikoi mendimin opozitar e të gazetarëve kurajoz, që ngjallnin panik me rrezikun e Covid.

Kur pandemia po shtrihej me shpejtësi kudo në bote, kryeminstri mori “flamurin e shpëtimtarit”. Më 28 mars paralajmëroi nga Kuvendi kiametin që pritej me vdekjet urdhëroi me ferman “mbylljen në karantinë” dhe daljen nga shtëpia, vetëm me aplikime online.

Ekonomisë i’u vu çelsi dhe administrata policore dënonte çdo ditë qytetarët, me gjoba e sekuestrime makinash. Si mjet terrorizimi më 16 prill u propozuan ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa, nga rritja e numërit të dënimeve e pakënaqësisë më 17 prill u shpall amnisti nga monarku, për faljen e të gjitha masave, duke befasuar administratën që ishte ndeshur me qytetarët, sipas urdhërit të tij.

Qeverisja doli nga binaret kushtetues dhe njerëzit u çoroditën nga sinusoida e vendimmarrjeve që kundërshtonin njëra tjetren. Qeverisja mori tiparet e një monarkie dhe brenda muajit dolën 15 Akte Normative. Më 19 prill u bënë ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa më 24 prill, ndërsa urdhërohej lehtësimi i masave, Kuvendi i Sajuar” e shtyu Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore edhe dy muaj të tjerë.

Në kohën e kolerës u shfaqën ide të çuditëshme. Vulën e tyre e vuri “shefi i hartimit të strategjive të rilindjes”. Ai konkuroi shefin e tij, i cili ideve të tij të shfaqura në kongresin e Partisë, u shtoi edhe idenë novative të kultivimit të kanabisit. Ndryshe nga shefi i tij, ai parashikon krizë ekonomike, dhe si zgjidhje te saj, nuk sheh ndalimin e PPP-ve, të cilat i mbrojnë me fanatizëm partiak, por uljen e pagave dhe pensioneve. Janë të paparë!