Ndarja nga jeta e Jacques Chirac, Meta: Një sovranist i paepur që goditi gjenocidin në Kosovë

587
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Meta

“Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”, shkruan Meta.